Policia në Florida, SHBA është në kërkim të një grupi grabitësish, të cilët sulmuan një dyqan armësh.
Siç shihet edhe në videon e publikuar nga polcia, ata shpërthyen hyrjen e dyqanit duke përplasur kamionçinën e tyre mëngjesin e të dielës, rreth orës dy.
Në vendngjarje u shfaqën të paktën tri persona të dyshuar, të cilët arritën të merrnin një sasi të konsiderueshme armësh përpara se të largoheshin.
Automjeti i tyre u gjet më pas nga policia në një pyll.