Lenka Çuko: Si arrita ta vjel shpejt pambukun me të dyja duart….

12 Prill 2017, 20:35Dossier TEMA

Si nisi karriera e anëtares së Byrosë Politike në fushat e pambukut në Lushnje pasi kishte lexuar revistën “Kolkoziani Sovjetik”… për të mbërritur në krah të diktatorit Enver Hoxha.

Lenka Çuko ishte një ndër figurat qëndrore të pushtetit komunist gjatë diktaturës. Ishte anëtare e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qendror të PPSH-së. Ajo erdhi në këtë post në vitin 1971 pas “suksesit në arat e pambukut” në Lushnje.

Falë këtij “suksesi” shoqja Lenka u emërua sekretare e parë e Komitetit të Partisë në Lushnje dhe më pas në vitin 1971 erdhi në Tiranë si anëtare e KQ dhe e Byrosë politike të PPSH-së.

Shkrimi që botohet më poshtë është marrë nga mediat e kohës dhe flet për nisjen e karrierës politike të shoqes Lenka në arat e pambukut, pasi kishte arritur me sukses të përvetësonte metodën e heroinës së punës socialiste në Azerbajxhan. Vjelja e pambukut me dy duar do të ishte zanafilla e shkëlqimit në karrierë të shoqes Lenka. Është një nga ato historitë që dëshmojnë se si injoranca sundoi Shqipërinë përmes metodave komuniste të propagandës si kjo e  “vjeljes me dy duar të pambukut”.

Lenka vazhdon e shijon investimin e saj fillestar në fushat e Lushnjes, sepse merr pension special pasi dekoratat e kohës së diktaturës ia njeh edhe qeverisja aktuale. Ndërkohë fëmijët e saj janë të suksesshëm si ajo. Dhëndri i Lenkës, ka pak javë që është emëruar ambasador nga qeveria Rama. Me siguri edhe familjarët e tjerë të saj janë po kaq të akomoduar në qeverinë e socialistëve. Ndaj dhe për Lenkën ia ka vlejtur të lodhej për të mësuar tek revista “Kolkoziani Sovjetik”,  se si vilej me dy duar pambuku…

Koopertavistja e dalluar Lenka Çuko vjel 80 kg pambuk në ditë

Kooperativistja e dalluar Lenka Çuko, e kooperativës bujqësore të Fierit Ri në rrethin e Lushnjes, ishte nga të parat që vuri në zbatim këtë vit metodën e përparuar sovjetike të dy herë heroinës së punës socialiste, Bastia Birova, në vjeljen e shpejtë të pambukut me të dyja duart.

Këtë metodë, Lenka e mësoi në revistën “Kolkoziani Sovjetik”. Ditën e parë të vjeljes ajo nga 25 kg, pambuk që e kishte normën ditore, arriti të vjelë 32 kg. Ajo i kushtoi një kujdes më të madh gjatë vjeljes dhe ndarjes së prodhimit në kualitete të ndryshme: kështu ajo bëri përparëse me xhepa për të ndarë prodhimin dhe për të zgjedhur kualitetin e parë dhe të dytë.

Herën e parë, tregon Lenka Çuko, me gjajti e vështirë vjelja e shpejtë, pasi për të mbledhur shumë pambuk duhej të mos shikonja përparësen, por të mësonja  duart që prodhimi të shkonte në xhepin e caktuar. Dhe unë u mundova që të mos shikonja në xhep dhe të tejkaloja normën sa më shumë. Brenda nji jave duke vjelë çdo ditë dilte sipas metodës së Baslla Bagirovës, Lenka arriti të vjelë nga 25 kg. që e kishte normën ditore 45 kg, pambuk.

Por ajo nuk qëndroi me kaq ajo u mundua që të arrijë deri në 60 kg. pambuk brenda 8-orëshit, edhe këtij qëllimi, kooperativistja Lenka Çuko ia arriti me sukses.

Me ardhjen e kolkozianës së shquar të Azerbajxhanit, dy herë heroinë e punës socilaiste, shoqaja Basila Bagirova, Lenka Çuko u interesua shumë për të mësuar teknikën e vjeljes së mikeshës sovjetike. Këshillat e Bastila Bagirovës i vlejtën shumë kooperativkës së dallur të Fierit të Ri.

Ajo pasi vuri kujdes që të përvetësonte teknkinë e shpejtë të  pambukut, ka arritur të vjelë gjërë sot 80 kg pambuk në ditë. Sa herë që të bisedosh me Lenkën për BS ajo shpreh dashurinë e pakufishme që ndjen për BS(Bashkimin Sovjetik) dhe për Stalinin e madh, të cilët e ndihmojnë bujarisht popullin tonë për ndërtimin e bazave të socializmit.

Lenka mëson dhe kooperativistet e tjera për të vjelë pambuk me dy duart. Ajo është angazhuar me rastin e muajit të miqësisë Shqiptaro-Sovjetike dhe për nder të dhjetëvjetorit të Partisë sonë heroike që të arrojë të vjelë 1 kv pambuk në ditë./27.al

15 komente në “Lenka Çuko: Si arrita ta vjel shpejt pambukun me të dyja duart….”

  1. BOLL KANIBALE ME ENVERIN E VDEKUR !! says:

    kanibalizmi makartist-elezbiberian-sorrosian kunder enver hoxhes vazhdon ne menyren me te ndyre te mundeshme.
    .
    shikoni fjalet qe bombardojne
    kolkoziani sovjetik
    diktatori
    pushtet komunist
    diktature
    azerbajxhan (lapsus)..

    sot kur shqiperia eshte kthyer ne Kolumbi te tallesh “vjelsen” e pambukut edhe
    pse i shte ne KQPPSH ESHTE KANIBALIZIM MAKARTIST ELEZBIBERIST..

    nje ftese per keto elezbiberste

    shikoni sa QINDRA TON DROGE jane kapur ne shqiperi brenda 1 viti..

    shikoni sa femra shqiptare punojne ne bordellot dhe semaforet e europes

    shikoni sa te burgosur shqiptare ka ne burgjet e europes

    nuk kam ndonje simpati per ate sistem por kjo propogande eshte DJALLEZORE..

    EDHE NESE PROVOKONI PER KLIKIME TURPU JU MBULOFTE..HIJENA TE PESHTIRA !

  2. eg says:

    Nuk e kuptoj se si gazetari qe ka shkruar kete artikull kerkon vazhdimin e luftes se klasave.
    Femijet dhe dhenduret e Lenkes, duhet te punojne atje ku e meritojne, sepse jane individe qe mbajne pergjegjesi vetem per veprimet e veta.

    Ne paragrafin e trete gazetari jep edhe opinionin e tij.

    Redaktuesi, gazetari dhe vete pronari kane treguar mungese te theksuar profesionalizmi.

  3. Fallo Madhi says:

    Llogaritni sikur Lenka te mblidhte edhe me shume me vrimen e gopit do ta benin Kryministre.Akoma me babushat e maleve te komunizmit do merremi.Ata ishin islamike,naziste,komuniste,gjakpires,injorante delexhi te gjitha te keqijat e botes.

  4. Partizani Meke says:

    Pikerisht me Lenken me dy duar dhe me Saliun varkar u be superfuqi Shqiperia socialiste. Rrofte shoku Ever.

  5. Pronari says:

    Nje gje eshte e sigurt qe Lenka ishte mjelse lopesh e nuk kishte tru per tjeter pune. Per femijet e fisin I vleresoni ne baze te aftesive. Per kohen qe ishte ne pushtet sillte fshataret e vete nga fshati ne qytet dhe specialistet e afte I degdiste ne fshat problem ishte se kishte pushtet budallai pra ajo te bente gjemen. Edhe sot ka shume debile si Lenka Plepat qe ndertoi gomari Sali e menderosi.

  6. Landi says:

    Enveri kshtu i donte injorante dhe Te pashkolle ata qe kish afer ngaqe vete ishte i pashkolle.

  7. demo says:

    Kete rrumpalle qe kemi sot e kemi trashegim prej Enverit.Ai burgosi gjithe intelektualet pro perendimore dhe mori ne Tirane Elezat ,Bucpapat,Berishat e Tropojes.Lenka Cukon e fushave te Lushnjes,qe nuk dilte prej blloku,se e kishte ngulur aty shoku Enver.Diktatori uli malet,ngriti halet.Rri aty ne cader Sali Berisha,mu ne mes te bulevardit,se edhe ty, te ka ngulur ne Bllok Enver Hoxha

    1. Befana says:

      Rrofte vepra e Lavdishme e Enver Hoxhes . Po te mos ish ai ,nun do kish Shqiperi.Le te lehin biberianet qe spushojne duke hedhur balte .,Aq me shume I rriten vlerat.Po shohim hajdutet e sotem qe e plackiten vendin duke Vjedh nen shembullin e naltmadhesise se tyre.zog.

  8. GjergjZ says:

    Lenka te pakten punonte dhe rropatej. Po Xhozefina topallja cfare leshin ka bere? Po Mimi fallcoja? Po kjo Grida grifsha? Merrini me rradhe e krahasojini me Lenken. Lenka eshte shume here me lart ne cdo aspekt.

  9. B.Xh says:

    Nuk duhet te na cuditi situata e sotme, si rredhoje e te kaluares. Nese do te shkuleshin me rrenje dhe pastrohej nga ifeksioni 50 vjecar , do te kishim nje shqiperi te avancuar dhe populli do te ishte stabilizuar. Droga e sotme e deklaruar nga mediat eshte vazhdimi i kulrivimit te atyre qe e kishin te pa ligjeruar. Fatkeqesi per ate vend , populli eshte i ifektuar dhe nuk mund te gjeje sherim . Mjer shqiperia !!!!!!!!.

  10. EMRI IM says:

    Sot, Lenka do te shkerdhehej 10 here ne dite ne Itali per te bere leket qe do tua dergonte prinderve qe keta te paguanin ushqime dhe ilace te skaduara qe shiten nga biznesmena qe favorizohen nga qeveria…biznesmenat dhe qeveria paguajne reklama ne pacavure si kjo e Meros qe te beje leke merrua dhe te tregoje per diten e lumtura qe gezojme sot ku Lenkat nuk vjelin pambuk por pambukun e gopit ua vjelin pleqte europiane….dhe ne jemi popull krenar

  11. hajdari m manall says:

    atehere femnat vilnin qimet e pambukut,kurse sot lemojne leshrat e kaorit!
    kurse zhozefina me grita gumen thyejn hajdaret qe rrijn perpjet si lisa pylli…
    bageti e bujqesi mo! tamam per naim frasher poezi.
    ferko lesh dhe ha presh!

  12. mjelesja e dalluar says:

    lenka dhe shoqet e sajate pune benin, pambuk lope domate shate,dhe ne darke vinin ne shtepi.po keshtu puntoret e veprave elekteoenegjitike,industriale bonifikuese ,ujitese,te industrise kimike,mekanike,etj,etj.po motrat tuaja ku shkojne sot?ne,cveper apo kantier e marrin eksperiencen?i kujtoni lajmet prdroge e prostitucion,beni dot nje bilancsa prostituta kapen?lereni lenken dhe enverin atje ku jane.mos kini frike se kthehen.beni ju dhe idhujt tuaj jo shume,por nje,dhe do gezohemi te gjithe.pra mos spostoni vemendjen te ‘injorantet”e djeshem qe transformuan shqiperine nga nje vend gjysem feudal ,me 95%te popullsise analfabete ne nje vend me industri te lehte e te rende,me mbojtje ebujqesirentabel.po keni nje te drejte,ndaj beni bilancn sa kg kanab8s mblidhen me dy duar,sa blete punetore nxirren ne pune,sa eshte nmuri i aalfabateve(numuroni edhe ata me diplloma) sa eshte rritur numui i tuberkulareve,sida-reve,vrasjeve.mos harroni ,krahasoni edhe numurin e lindjeve se iu jane shterpezuar grate e sterilizuar meshkujt.

  13. Kam pershtypjen se keni “harruar” nje vecanti te Lenkes: ” Lenka eshte mburrur se luante PENIS( mos ja mohoni), mbas dites se zakonshme te punes

  14. Deni says:

    Injorante i meritoni ato kriminele e prostitua e kni bi krye we ju shfryteaojne si skllever

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje