Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin për “Rikualifikimin e zonës urbane pranë qendrës së qytetit Vlorë” që përfshin hartimin e projektit urban, restaurimin e monumenteve të kulturës në këtë zonë dhe rikonstruksionin e objekteve të tjerë.
Pas Beratit, Krujës, Shkodrës, Korçës, Gjirokastrës, radhën e ka qyteti bregdetar i Vlorës që të rilindë përmes trashëgimisë kulturore.
Ky projekt do të zbatojë restaurimin në zemër të Vlorës, aty ku qyteti ende ruan identitetin, gjurmë të ndërtimeve të fundit të shekullit të 19‐të dhe fillimit të shekullit të 20‐të . Do ti nënshtrohen restaurimit : Rruga “Justin Godar”, ish-pazari, “lagjja e hebrenjëve”, klubi “Labëria” dhe ish-Sinagoga, xhamia e Tabakëve, më e madhja e qytetit, etj. Vlora dhe kjo qendër historike mëton se diversiteti dhe bashkëjetesa e kulturave dhe e feve është pjesë e së përditshmes dhe e historisë. Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve vazhdojnë të zbatojnë një nga politikat e rëndësishme në trashëgiminë kulturore, ku diversiteti i vlerave, kulturave dhe feve, bën pjesë në trashëgiminë që duam të ruajmë dhe promovojmë.
Programi i qeverisë shqiptare që udhëhiqet nga Ministria e Kulturës, për rijetëzimin e qendrave historike dhe kthimin e tyre në pole jo veç tërheqëse për turistët por dhe për t’i dhënë hov zhvillimit ekonomik të zones ka filluar të japë japë frytet e veta.
Projekti për “Restaurimin dhe rikualifikimin urban të ansamblit ndërtimor “Qendra Historike Vlore” kaloi pas një sërë mendimesh, diskutimesh dhe konsultimeve të gjera duke i hapur rrugën kështu restaurimit, konservimit dhe rehabilitimit të vendbanimeve tradicionale dhe zonave të trashëgimisë kulturore.
Brenda kufijve të zonës së projektit ndodhen disa monumente kulture të kategorisë së parë si edhe rruga më e rëndësishme e qytetit për nga vlerat arkitektonike‐historike që mbart: rruga “Justin Godard”.
Rruga Justin Godard ka qënë rruga kryesore e qytetit në periudhën e Rilindjes së Pavarësisë Kombëtare. Cepi perëndimor i saj të nxjerr tek Sheshi i Flamurit, kurse ana lindore në Lagjen Partizani në drejtim të Babicës ku ka shumë foto të hyrjes së luftëtarëve më 1920. Shtëpitë janë me dy kate, me ballkone të vegjël të stilit neoklasik. Degëzimet e rrugëve sekondare të çojnë tek ish-pazari, “lagjja e hebrenjëve”, klubi “Laberia” dhe ish-Sinagoga. Në fund, nga ana lindore ka qënë dhe xhamia e Tabakëve, më e madhja e qytetit. Rruga ka patur disa ndërtesa shoqërore në shekullin e XIX, si një sahat (kullë) dhe Posta e qytetit. Kompleksi e ka marrë emrin nga juristi i njohur francez Justin Godard, i cili ka mbrojtur të drejtat e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, më 1919. Godard ka qenë mik i shqiptarëve dhe ka ndihmuar dhe me fonde ekspeditën e arkeologut Leon Rey në Apolloni.
Ky projekt bëhet i mundur falë bashkëpunimit teknik dhe financiar me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, sipas të njëjtit model me të cilin është punuar për rijetëzimin e Pazarit të Korçës, të Krujës, Gjirokastrës.
Pas 25 vjeteve rrumpalle, me se fundi nje Qeveri dhe nje E rama qe mendon per zhvillim dhe per krijimin e nje politike te mireqenies se qendrueshme duke krijuar kushte
Por me 18 Qershor ky popull ka mundesi qe votoj prape per Haxhi Qamilasit e shekullit te 21-te
Po me hotel “mostren” c’do behet? Ka 35 vjet aty ….
Një godinë ka konsumim moral dhe fizik.
Hoteli i vjetër i kishte të dyja.
Ky i “riu” pa përfunduar është konsumuar moralisht, prandaj ik e pyet Sulon. As vetë nuk di ça të bëjë tani që ngriti karabinanë.
Nuk ja bën zëmra por vetëm tritoli i IKMT e sheshon dhe zgjidh problemin.
4 Vjet Vlora po pret per lungomaren dhe u be si bathore.mbaro nje here ate qe ke nisur pastaj me te tjerat
po me godinen fantazem cdo te behet?
Ishallah mbase behet, por me llafe jan ngopur te shkretet. Vetem per investive per Vloren flasin, por sa vjen dhe ai qytet duket me shume germadhe!
SUPER
DANI, duro mor burr,!
S’bëhen me shkop magjik gjêrat,!
Ashtu vetëm LULUSHJA Ii bën?
KARABINAJA e Mafiozit te Demo(N)kracise ka shtrire Tentakulat dhe Trupin, duke i zene frymen Sheshit Kombetar te Flamurit.
————————————————————————————————————————————————————————————–
————————————————————————————————————————————————————————————–
Partite Politike kane vazhduar dhe ende vazhdojne ne fushata, te vizatojne me ngjyra projektet ne leter te rrugicave periferike.
Bejeni si qyteti Alepo i Kavajes.
Bravo bravo! Por do ishte shume shume e bukur nese do shembej germadha e evgjitit Sulo qe e mban peng Sheshin e Flamurit.
ATE GERMADHEN E SULO JEVGUT KUR DO E PRISHESH SE ESHTE EDHE E AMORTIZUAR PA SUVA EDHE ESHTE MARE ME FALLCIFIKIME ….SHIH DOK…
Po, mo, Nari, po, durim, por hajde rro nje njehere ne kete rremuje qe eshte bere, pastaj flasim. Kane shqep gjithe Vloren dhe punojne me 10 punetore te lodhur. Jane bo per turp.
Eshte e pranueshte qe qendra historike pa histori te kthehet ne gjendjen e jetueshme
Evgjiti dhe perversi sulo jo vetem ka shperfytyruar sheshin ne nje situate absurde por ka prishur edhe ish hotel adriatikun, pike e memories se qytetit
nje evgjit me lek duhet futur ne burg!
Poshte Evgjiti. Prokuroria fute ne Burg Sulo Evgjitin se ju e dini mire si e ka ven pasurine Evgjiti. Idhjani Çelesat ne Det qe te kalbet ne Burg ky i ndyre.