FOTOT/ Mrekullia e tetë e botës...

30 Mars 2017, 11:43Turizëm TEMA
FOTOT/ Mrekullia e tetë e botës...

Banaue është një komunë në provincën Ifugao në Filipine, e njohur për tarracat e saj të jashtëzakonshme të orizit, të cilat shpesh quhen “çudia e tetë e botës”.

Këto tarraca janë ndërtuar para më shumë se 2000 vjetëve, ndërsa  vendasit edhe sot e kësaj dite e kultivojnë orizin në to, në mënyrën tradicionale, Ifugao.

Tarracat e orizit në Banaue janë të njohura  edhe si shkallët që shpien për në qiell.

Ato janë ndërtuar në shpatet kodrinore, pjerrësia e të cilave arrijnë deri në 70% dhe asnjë prej tyre nuk është më e gjerë së 2 metra, shkruan revista Bordo.

Tarracat e orizit në Banaue mbulojnë 10.360 kilometra katrorë të shpatinës kodrinore.

Këto tarraca, që shtrihen “aq sa syri mund të shoh”, janë të gdhendura në kodrat e pyllëzuara dhe malet në një lartësi mbidetare prej 1500 metrash.

Ujitja e tyre bëhet njëlloj si në kohën kur ato janë bërë: uji i shiut i mbledhur në rezervuarët në majë të kodrës përmes kanaleve shpërndahet nëpër tarraca.

2 komente në “FOTOT/ Mrekullia e tetë e botës…”

  1. Bushi says:

    Edhe ENVER HOXHA i beri te bukura malet dhe kodrat me taraca shume te bukura,per kartoline,por i prishen vandalet e pd-ke,me Sali Berishen ne krye,qe u psheshin nga mente e kokes.Rinia e asaj kohe punoi me vetmohim,per zbukurimin e shqiperise,per nje ekonomi te mire,dhe ishte shume krenare,kur shikonte ato brezare aq te bukura te cilat mund t’i krahasoje me kopeshtet e SEMIRAMIDES SE BABILONISE.

  2. . says:

    Jo … po i shani tarracat – brezore te Lukoves mbushur me limon dhe portokalle qe ngriti ish-sistemi meparshem, i cili pervec “luftes klases dhe izolimit” gjithcka tjeter ishte shume here me mire se ky sistem i sotem qe po shkon drejt degjenerimit dhe shkaterrimit total te BOTES …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje