Sport në ajër, Kulturë në Tokë/ 60 parashutistë nga Ballkani "pushtojnë" Gjirokastrën

23 Mars 2017, 15:23Turizëm TEMA

Rreth 60 sportistë nga vende të ndryshme të Ballkanit do të zbarkojnë këtë fundjavë në Gjirokastër për eventin Gjiro Open Air, i cili nuk është vetëm një aktivitet sportiv.

Për tre ditë pilotët do të organizojnë fluturime duke u nisur nga mali i Çajupit përballë Gjirokastrës, ndërsa janë parashikuar edhe guida për t’u njohur me disa nga vendet historike të zonës, si në Parkun Arkeologjik Antigone, Kisha e Saraqinishtit, Manastiri i Spilles, Teatri i Adrianopulit

Në një status në Facebook ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro shkruan se kjo do të jetë një javë plot adrenalinë për Gjirokastrën.

Kjo jave mban shenjen #GjiroOpenAir
Sport ne Ajer !
Kulture ne Toke!
Mos e humbni!
Vendi ku fluturohet me Sport e Kulture quhet #Gjirokaster’, shkruan Kumbaro

Gjiro Open Air do të kulmojë me Gjirokastra by Night, me date 25 mars,  një “street party” që do të mbahet në Qafën e Pazarit, me pjesemarrjen e Dj. Cool.

Në janar të këtij viti, Ministria e Kulturës dhe Federata Shqiptare e Aeronautikës nënshkruan marrëveshjen për   Promovimin e Trashëgimisë Kulturore Kombëtare gjatë zhvillimit të Kampionatit të 9-të Botëror të Fluturimeve të Lira në “Paragliding në Disiplinën në Preçizion ”, i cili do të zhvillohet në qytetin e Vlorës në datat 05-14 maj 2017. Pjesë e kësaj marrëveshje,  në dispozicion të  Gjiro Open Air  është dhe  itinerari jugor malor, Tepelenë-Përmet-Gjirokastër, ku gjithë paketa e muzeale dhe e site-ve të trashëgimisë do të jetë në funksionim të plotë për t’i mirëpritur sportistët pjesëmarrës në këtë aktivitet.

4 komente në “Sport në ajër, Kulturë në Tokë/ 60 parashutistë nga Ballkani “pushtojnë” Gjirokastrën”

  1. Agron says:

    Nuk e kuptova ndonjehere sa frike kini nga Greket, Arvanitasit, Epirotet.
    Cjane keyo emertime xhanem si Gjiro, Kostandinopoja, Saranda etj?
    Nuk ju pelqejne emrrtimet para turke si Agios Saranda,Argjirokastros, Kostandinopoli?
    Ashtu sic emeroni Shengjinin per Katoliket pse nik e beni edhe per Agios Saranden?
    Kaq turq jini qr nr rmrr te nacionalizmit te paqene turkoallvano po trrgoheni injorante.

    1. Enter''' says:

      To mouni tis manas sou……..

    2. Zigur Qarri says:

      Thersites konvertuar ne Agron!!!
      Therstites,Santi Quaranta,Saran(d)ta,latinisht.
      Thersites,jo Argjirokastros,por Gjinokastra,Keshtjella Gjinit(Gjin Bua Spada).
      Thersites,xhane(ë)m eshte turqisht,prandaj shko e merru vesht personalisht
      me turqit per Stambollin,jo per gjë,por bën xing me ta,do te shohesh shëmbelltyrën tënde.

      1. albaniafirst says:

        Sakte! Nuk ka me neveoje per asnje koment tjeter. Faleminderit Zigur Qarri per spjegimet e dhena.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje