FOTOT/ Zona e Dropullit ndez dritën jeshile për turistët, së shpejti çelet “Unaza e Pogonit”

21 Mars 2017, 14:30Turizëm TEMA
FOTOT/ Zona e Dropullit ndez dritën jeshile për turistët, së

Në zonat rurale të qarkut Gjirokastër, pritet të fillojnë një sërë investimesh  të rëndësishme.

Fjala është për “Unazën e Pogonit”, në Bashkinë Dropull.

Lajmin e njofton ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro përmes një mesazhi të postuar në faqen e saj në Facebook.

“Nje lajm i mire per banoret e Nepravishtes ne Gjirokaster, punetore e fermere nga me te miret!

Ne Komitetin e Zhvillimit te Rajoneve miratuam sot projektin e pergatitur nga Bashkia Libohovë, per rikonstruksionin e rruges Fushe-Nepravishte, ndihme e madhe per banoret e per bujqit!” shkruan Kumbaro.

“Pogoni i Pandeli Sotirit. Sot ne Komitetin e Zhvillimit Rajonal. Qeveria shqiptare vendosi financimin e “Unazes se Pogonit”, duke siguruar keshtu infrastrukturen jo vetem per banoret e zones, emigrantet qe kthehen ne shtepi por edhe turizmin e nje prej zonave me te bukura te Shqiperise, me histori e kulture! E lumtur qe jam pjese e ketij vendimi!”, vijon Kumbaro.

Aktualisht janë drejt përfundimit restaurimi i Kishës së Labovës dhe rruga e fshatit, si dhe pritet të nisë së shpejti rruga nga Kthesa e Libohovës drejt Suhës, investime këto që kanë impakt të madh në zhvillimin e zonës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje