Ky është momenti kur një vajzë e vogël ka arritur vetëm falë fatit t’iu shpëtojë plumbave, që u qëlluan brenda një berberane në Phoenix, SHBA.
Vajza shihet teksa luan dhe kërcen brenda dyqanit. Në një moment, ajo ulet në një nga karriget, kur nga jashtë vijnë disa të shtëna.
Fatmirësisht, ajo ka arritur të shpëtojë, ndërsa largohet me vrap.
Sipas policisë, shenjestra e të shtënave ishte një dyqan tatuzhesh aty pranë. Pasi një klienti iu kërkua të kthehej më vonë për të bërë tatuazhin, ai u kthye i armatosur. Por, qëlloi drejt biznesit të gabuar.