Mediu krah Berishës, sulmon zyrtarin evropian dhe bën moral: SHBA dhe BE u morën me reformën në Drejtësi dhe harruan zgjedhjet

14 Prill 2017, 00:52Politika TEMA

Fatmir Mediu e quajti më e pakta përpjekje për diversion dhe paaftësi sjelljen e një zyrtari të Bashkimit Europian në Tiranë.

Duke folur në Top Story, kryetari i Partisë Republikane tha këtë të enjte se partive të vogla u është thënë se bojkoti i zgjedhjeve nga Partia Demokratike është një mundësi e mirë për ta.

“Nuk ishte normale që një përfaqësues i BE të bënte sugjerime të tilla dhe më e pakta ishte përpjekje për diversion brenda opozitës. Zyrtari i BE-së harroi që qëndrimi në raport për zgjedhjet, nuk është vetëm qëndrimi i PD, por është i gjithë koalicionit opozitar dhe tendenca për të krijuar një ndarje, ishte diversion, ishte një gjykim i cekët i një zyrtari të BE-së”, tha ai.

Kryerepublikani thotë se ka një tërheqje venitje vëmendjeje si nga SHBA, si nga BE për vendin tonë.

“Për më shumë se një vit, SHBA dhe BE ka një mungesë vëmendje në Shqipëri. Nuk kanë qenë të vëmendshme sidomos për çështjen e zgjedhjeve në Shqipëri. Ndoshta vëmendja shumë e madhe e reformës në drejtësi, ndoshta bëri që të zhvlerësohej një reformë shumë e rëndëishsme si ajo e zgjedhjeve”, thotë ai.

1 komente në “Mediu krah Berishës, sulmon zyrtarin evropian dhe bën moral: SHBA dhe BE u morën me reformën në Drejtësi dhe harruan zgjedhjet”

  1. deja says:

    Po akoma ky krimine? A ka ndonje prokuror ne Shqiperi qe ti tregoje vendin ketij krimineli?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje