Reagon Ambasada ruse: Moska nuk ka asnjë plan për ekzekutimin e Lulzim Bashës!

14 Prill 2017, 17:10Kronika TEMA

Prej dy ditësh në medien shqiptare qarkullon lajmin për planin e ekzekutimit të Lulzim Bashës, për të destibalizuar Shqipërinë.

Gazeta “Shekulli” ka arritur deri aty, sa aludon se pas këtij plani qendron Rusia.

Kjo ka sjellë reagimin e Ambasadës ruse në Tiranë, e cila e quan qesharak këtë aludim, pasi Moska nuk ka asnjë plan për ekzekutimin e Lulzim Bashës.

Deklarata e plotë e Ambasadës ruse:

REAGIM ndaj shkrimit të botuar në gazetën “Shekulli”

Nga Ambasada ruse është pritur me habi të madhe artikulli i gazetarit shqiptar z. Isuf Kurtaj, botuar më 14 prill 2017 në gazetën “Shekulli”, si dhe në faqen e internetit me adresë: shekulli.com.al/p.php?id=615049. Në titullin e materialit të tij “të bujshëm” autori informon publikun se Rusia gjoja po përgatit plane për të organizuar një atentat ndaj kryetarit të Partisë Demoktarike të Shqipërisë z. Lulzim Basha. Duket vërtet paradoksale, por në vetë tekstin e artikullit, në variantin e tij të shtypur në gazetë, Rusia nuk përmendet në asnjë rast.

A sjell z. Kurtaj ndonjë provë të “dyshimeve” të tij? Natyrisht që jo.

Në mënyrë krejtësisht të papërgjegjshme, mbështetur mbi thashetheme dhe spekulime, gazetari në fjalë ngre ndaj Rusisë një akuzë shumë të rëndë, e cila nuk mund të cilësohet ndryshe veçse një shpifje.

Titulli bombastik i përdorur nga autori është një shembull shumë i qartë i asaj “sëmundjeje” që me kohë ka pushtuar gazetarinë perëndimore dhe e cila, siç duket, ka filluar të depërtojë edhe në Shqipëri.

Ambasada, me gjithë respektin që ka për gazetën “Shekulli” dhe stafin e saj, konstaton me keqardhje se kjo gazetë në këtë rast është bërë e ngjashme me mediat perëndimore, të cilat po e fryjnë me vetëmohim mitin për të ashtuquajturin “kërcënim rus”, dhe preferojnë ta shohin “dorën e Moskës” në ngjarje dhe fenomene nga më të befasishmet.

Në gjykimin tonë, artikulli i z. Kurtaj përbën një mungesë profesionalizmi, është një shembull i manipulimit të opinionit publik, si dhe mungesës së respektit ndaj lexuesve.

Është për të ardhur keq që gazetari nuk e quan si diçka të domosdoshme verifikimin e vërtetësisë së të dhënave që transmetohen për publikun.

Përhapjen e trillimeve të këtij lloji ne e shohim si të papranueshme dhe aspak të favorshme për zhvillimin e marrëdhënieve Rusi-Shqipëri.

Shpresojmë se drejtuesit e gazetës “Shekulli” do të bëjnë një analizë objektive të situatës, dhe do të formulojnë një reagim të përshtatshëm ndaj këtij komenti të Ambasadës.

11 komente në “Reagon Ambasada ruse: Moska nuk ka asnjë plan për ekzekutimin e Lulzim Bashës!”

  1. Sejfuĺau says:

    U qifte kina ropt e shtepise e u lete zoti pa lek…o ndyresira.Luli dhe “ju” jeni dora e Rusise ne Shqiperi.
    Edhe nje here..Fain e ka Rama qe se qiu lulin qe ne 2013-en .

  2. KGB says:

    Ne qoftese e donim te vdekur,i vdekur do te ishte.

    1. CIA says:

      Tani nuk ja vlen me se i doli era mutit!

  3. Tironci says:

    Rusi eshte c’eshte ska nge te merret me nje koqe si Basha, qe eshte pa koqe. Eshte shteti me i poshter mbase, me i keq, quajeni si te doni, por nuk besoj se do deshironte destabilizimin e Shqiperise, mbase jam gabim.

    1. toni says:

      Mos ju duket cudi por Moska po investon shume per destabilizimin e ballkanit si qellim ndalimin e zgjerimit te BE-se.

  4. Daku says:

    Ore debila gazetare qe perhapni ksi lajmesh. Ore ca kujtoni ju qe bota rrotullohet rreth Lul Bashes ? Rusia dhe KGB do merret me Lulmithin. E ku ka shku niveli…

  5. Fieri says:

    Problemi eshte i zgjidhur : Arrestojeni gazetarin qe ka shkruar artikullin dhe i regon ai te gjitha se pse eka shkruar e kush i ka thene ,apo faktet qe eshte e vertet…….. mos eshte dora e Koco Kokdhimes ,atij sekretarit te pare te rinise se Firit? E qellimi dihet .keto i bene Rama. Eshte si puna e barcaletes. Thone se shkoi nje i afert tek berisha e i tha : – zoti Berisha, kane vrare Fatos Nanon ( Kur ishte keyeminister Fatosi) e Berisha u pergjegj me vendosmeri : Jepeni lajmin pa u vonuar se vrasesi eshte Fatos Nano. Jo,zoti……. _Leri vjalet se jam i bindur qe eka vrare Fatos Nanua……… Edhe kjo pune , besoj se Kocua do te kete thene : “Jepeni lajmin se Edvin Rama ka dashur ta vrasi ,por me nen kuptim jo me emer. A doli Edvin rama poliagjent ? A ka bashkpunuar me mafjen Amerikane dhe europiane ? PO.. E veretoi edhe illulli im i tanishem Lulzim Basha…..

  6. Pirxh PIRXH says:

    u bete gazi i botes, idiote, tamam si ata kalamajte e b…..qe i conte mami ne shkolle se nje nate me pare cuni kish bere shuren ne breke se kish pare nje ender , ku do ta rrifte nje djale i mehalles

  7. Albann says:

    Çorbë alla PD-je….:Përshkrimi-Miell UDB+Sallatë KGB+ Majonezë fastfood CIA+ uzo NIS-i……
    partia e sherbimeve inteligjente hahahahaha….Per qare e per te qeshur bashke.

  8. Taras Bulba says:

    Per vecese se kriminelit Berishe asnjerit nuk i duhet ky hale i vdekur ku qellimi itij eshte destabilizimi i vrndit per te shpetuar bythen e vete e te Argites e te Sy porshes Shkerdhen

  9. Jmuni says:

    Kujt i plasi bytha me vra Lul Bashen amon!!?? Politikisht eshte i vdekur, as 25 koke sdo fusi dot ne parlament. Si mashkull eshte shalngjit dhe i dhjere keshtu qe nuk e rru askush per konkurrence me femrat. I vetmi qe mund te doje ta vrasi eshte Sali Berisha per me bo rremuje!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje