Ish-deputeti socialist i qarkut të Lezhës, Arben Ndoka i është përgjigjur akuzave të Berishës dhe Bashës se ai dhe familja e tij zotëron 400 ton kanabis në Lezhë.
Me një reagim në Facebook, ish-deputeti i cilëson fabrikime të Berishës në agoni, ndërsa i thotë se mjeshtër i trafikut ndërkombëtar të drogës është Basha.
Reagimi i plotë i Arben Ndokës:
Sali, kriza politike e jotja të është kthyer në krizë mendore.
E nuk je sëmurë vetëm ti, teksa po lëngon në shtratin e vdekjes politike, por edhe “Erla” jote dixhitale.
Përgëzime për fantazinë e shfrenuar ne ngarkimin tim.
Ti je mësuar të fabrikosh.
Kam vetëm një sugjerim për ty: teksa rënkon në shtratin e vdekjes politike, dhe po merr me vete edhe Lul mashtruesin, fabrikimet e radhës dërgoi në prokurori.
Le të hetojnë ata.
Trafikantët më me eksperiencë i ke në familjen dhe ne gjirin tënd!
Ke Lulin mjeshtër të kontrollit për trafikun ndërkombëtar të drogës!
Mire ja ke qendisur o Arben ,po qeni i zgjebosur sali ka arritur ne nje pike ku I beson edhe vete intrigat e tij,dhe e gjithe kjo eshte ,sepse I erdhi fundi funderinave