Kryeparlamentari Ilir Meta është takuar me Shpëtim Idrizin paraditen e sotme, para takimit te programuar me kryeministrin Rama.
Koalicioni PS-LSI dhe PDIU është drejt marrjes së një vendimi përfundimtar, nëse do të vazhdojë apo jo.
Për këtë arsye, ditën e sotme pritet të ketë vendime të rëndësishme.
Siç është bërë publike, rreth orës 10:00 të paradites së sotme do të ketë një takim Rama-Meta, të shoqëruar edhe nga persona të tjerë.
Por para këtij takimi, Meta ka pasur një tjetër bisedë.
Mësohet se kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka shkuar në zyrën e kryeparlamentarit, ku ka zhvilluar një takim pikërisht për koalicionin dhe vendimin që do të merret.