Shpërthime të rrezikshme në Minierën e Bulqizës, pasoja në armaturë

15 Prill 2017, 15:23Kronika TEMA

Në orët e vona të natës në Minierën e Kromit në Bulqizë ka ndodhur një shpërthim me lëndë eksplozive i pa parashikuar nga punonjësit e minierës.

Specialistët dhe grupi hetimor kanë ndërhyrë duke bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, F.B, i cili është akuzuar për shpërthim të pronës me eksploziv.

Mësohet se në vijim të operacionit, ata kanë zbuluar se shpërthimi ka lënë pasoja duke dëmtuar armaturën prej druri.

Bëhet me dije se në Galerinë nr. 29/50, në thellësinë e saj në ‘zonën D’ janë sekuestruar dy copa fitil zjarrpërcjellës me ngjyrë të verdhë të djegur.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje