Akuzat e Bashës për kanabisin, Xhafaj-Llallës: Të nisin hetimet, rrezikohet destabilizimi përmes shpifjeve

14 Prill 2017, 19:23Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pas akuzave të kreut të opozitës Lulzim Basha, i cili tha se ka dijeni për disa fakte të rënda kriminale lidhur me vendoddhjen e sasive të ëmdha të drogës në rrethinat e Durrësit e Lezhës.

Në deklaratën e tij Basha akuzonte edhe krerët e lartë të policië për implikim, ndërsa theksonte se për gjithçka kishte informacion edhe ministri Xhafaj.

Ky i fundit, përmes një deklarate për mediat bën me diije se ka urdhëruar kontrolle dhe nga operacioni nuk janë vërtetuar pretendimet e kreut të opozitës. Po ashtu, ai i ka kërkuar prokurorisë të nisë hetimet pas deklaratës së kreut të opozitës.

“Shpresoj që Prokuroria si organi përgjegjës për hetimin e veprave penale, të kryejë një hetim të shpejtë, i cili do të shërbej për të sqaruar të vërtetën rreth akuzave të bëra dhe njëherësh për të vlerësuar deklarimet e Kryetarit të opozitës z.Basha, nëse janë thjesht në kuadër të luftës e polemikës politike të mbështetur në shpifje të pabaza apo kanë karakter dhe elementë të krijimit të destabilitetit politik që përbën rrezik për sigurinë e vendit”, deklaron Xhafaj.

Reagimi i plote i ministri të Brendshëm FatmirXhafaj:

1 komente në “Akuzat e Bashës për kanabisin, Xhafaj-Llallës: Të nisin hetimet, rrezikohet destabilizimi përmes shpifjeve”

  1. Besoj says:

    Ra ne usta tani lulushi. Nuk ka shume llafe for ka vendime juridike te prera dhe shume efikase. Respekt per Xhafen. Poshte shpifesit si Berisha, Luli me zoteroinjte perreth vetes,.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje