“Arrest me burg” -Ky është vendimi që ka dhënë sot Gjykata e Durrësit për vëllezërit Ekonomi të arrestuar për vrasjen e 58 vjeçarit Agim Arapi.
Mësohet se viktima dhe autorët kishin nënshkruar një kontratë, sipas të cilës dy vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi do t’i paguanin 58-vjeçarit një qira prej 13 mijë lekësh në muaj për kalimin e tubave të ajrimit të picerisë në dyqanin ushqimor.
Policia sqaronte ditën e krimit se viktima i’a kishte kërkuar shtetasit Jurgen Kurti paratë dhe në debat e sipër, ishin përfshirë në konflikt edhe dy vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 11 prillit 2017 në lagjen nr 1 të Durrësit.