FOTO/ “Pse shef?” Shqiptari plagos marokenin në Itali

17 Prill 2017, 18:09Kronika TEMA
FOTO/ “Pse shef?” Shqiptari plagos marokenin në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga një shtetas shqiptar i cili plagosi rëndë me armë një maroken.
Shkak për këtë ngjarje është bërë një keqkuptim mes dy të rinjëvë.

Mësohet se gjarja ka ndodhur në një bar në via Emilia në Alseno, në provincën e Piacenzas.

Gazeta italiane “La Republica” shkruan se i plagosuri është një 29 vjeçar, i cili është plagosur me armë zjarri në këmbën e majtë dhe është transportuar për në spitalin Fidenza. Autori i krimit sipas gazetës, është një shqiptar dhe ngjarja ka ndodhur për arsye xhelozie.

Nga rindërtimi paraprak i skenës së krimit thuhet se shqiptari ka shkuar në shtëpi dhe është kthyer me një armë zjarri tip pistoletë pas grindjes që kishte pasur me 29 vjeçarin, duke i deklaruar se “tani ta tregoj unë”.

Menjëherë pasi e qëlloi me armë, i riu është larguar me një makinë bashkë me të dashurën e tij, ndërsa është ende në kërkim nga policia.

1 komente në “FOTO/ “Pse shef?” Shqiptari plagos marokenin në Itali”

  1. enter"" says:

    Llumi I shqiperise qe po qelb Europen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje