Ish drejtori sportiv i Juventusit, Luciano Moggi, ka folur për ndeshjen e kthimit mes Barcelonës dhe Juventusit në Ligën e Kampionëve.
Kampionët e Italisë kanë fituar ndeshjen e parë ndaj katalanasve në “Juventus Stadium” me rezultatin e pastër 3-0.
Sipas Luciano Moggit, Barcelona nuk do të ketë mundësi të bëj një përmbysje sensacionalr në këtë takim, siç e bëri ndaj Paris Saint-Germain.
“A mund ta bëj Barcelona një rikthim si ndaj PSG-së? Jo, absolutisht. Mbrojtja e Juventusit është diçka tjetër”
“ A do ta fitoj Juventusi Ligën e Kampionëve nëse e eliminon Barcelonën? Ky do të jetë një hap i madh, por do të ketë punë të madhe”, u shpreh Moggi për të përditshmen spanjolle “AS”.