Një video e publikuar nga një grup të rinjsh në Peru shihet se si një djalë përdhunon një vajzë e cila ka humbur ndjenjat. Ngjarja ka ndodhur në një diskotekë në lagjen Santa Anita, në kryeqytetin e Perusë Lima.
Shokët e këtij djali në vend që ta ndalonin atë të mos kryente këtë akt kanë filmuar këtë moment dhe më pas videon e kanë hedhur në rrjetet sociale
Madje as rojet e sigurisë nuk kanë arritur të ndërhyjnë për ta ndaluar, por thjesht i flasin të riut: ”Mos e bëj këtu Walter, çoje diku tjetër”.