Zidane e pranon: Sfida u ndikua edhe nga vendimet e gjyqtarit

19 Prill 2017, 00:50Sport TEMA

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidane, ka folur pas kualifikimit të skuadërs së për në gjysmëfinale.

Një kualifikim që ka shkaktuar shumë polemika për shkak të gabimeve të arbitrit të ndeshjes.

Zidane e pranoi se sfida e sotme u ndikua nga arbitri.

“Është e vërtetë që ndeshja e sotme u ndikua edhe nga vendimet e gjyqtarit, por nuk më pëlqen të komentoj vendimet e arbitrave. Në harkun e dy ndeshjeve, por edhe shtesave, mendoj se e kemi merituar këtë kualifikim”, tha Zidane.

Më tej tekniku francez nuk i kurseu elozhet për skuadrën e Bajernit.

” Kemi luajtur kundër më të fortëve dhe kemi besuar deri në fund, ndaj mendoj që e kemi merituar kualifikimin. Ronaldo shënoi sërish tre gola dhe u tregua deçiziv edhe sot”, u shpreh Zidane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje