Mlladen Milinkoviç dhe drejtori i klubit të Luftëtarit, Gentian Nora, janë rikthyer sërish në skuadër pas dorheqjes që dhanë pas ndeshjes së kësaj fundjave kundër Flamurtarit.
Presidenti i gjirokastritëve, Grigor Tavo, ka arritur që të bindë si trajenrin ashtu dhe drejtorin e klubit që të rikthehen në krye të ekipit.
Milinkovic dhe Nora u larguan nga drejtimi i Luftëtarit për shkak të rezultateve negative të arritur në javën e fundit duke vënë në rrezik qëndrimin e skuadrës në superiore.
Por, edhe për shkak të gabimeve tendicioze të gjyqtarëve që shpesh herë kanë ndikuar në humbjet e gjirokastritëve.
Presidenti i klubit gjirokastrit, Grigor Tavo, u shpreh se do të tërhiqte ekipin nga gara, nëse nuk bind teknikun serb të kthehet në stol.