A është Edmond Panariti, kandidati për presidentin e ardhshëm? Ja si përgjigjet ai

20 Prill 2017, 19:20Politika TEMA

Në media përflitet se ministri Edmond Panariti i LSI mund të jetë njëri prej kandidatëve për president të Republikës.

I ftuar në studion e News24, ministri i Bujqësisë theksoi se kjo tezë ka qarkulluar gjatë ditëve të fundit.

Panariti u shpreh i nderuar që ai konsiderohet si kandidat potencial për postin e kreut të shtetit.

“Ka disa emra që qarkullojnë këto ditë si kandidat potencial për president. Ajo që është më e rëndësishme, mendoj se Presidenti duhet të jetë autoritet moral, të gëzojë respekt. Prandaj përzgjedhja e presidentit është një proces konsensual. Gjithkush duhet të jetë i nderuar që mund të merret në konsideratë kandidatura e tij për atë post”, tha Panariti.

Megjithatë, ai insistoi se presidenti i Republikës duhet të jetë një figurë që të zgjidhet me konsensusin e të gjitha partive politike.

“Presidenti duhet të jetë një figurë tërësisht e pranuar, jo e kontestuar. Marrja e opinionit të opozitës do të ishte e dëshirueshme”, deklaroi ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.

3 komente në “A është Edmond Panariti, kandidati për presidentin e ardhshëm? Ja si përgjigjet ai”

  1. Erions says:

    Majlinda Bregu – Presidente

  2. Kot fare says:

    Shqiperia nuk ka nevoje per njerez pufte ! Ku i gjejne moj aman njerzit me pak karizmatik!!!!
    Dhe te shemtut si Nishani apo ky qe eshte gje e shemtuar!

  3. bb says:

    Eriono, do njeri qe te beje pune si president per kete vend apo…parade mode.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje