Ilir Meta kryeministër i vendit? Ministrja e LSI: Ishte deklaratë imja partiake, jo zyrtare...!

20 Prill 2017, 08:49Politika TEMA

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka bërë prapakthehu lidhur me deklaratën e saj të pak kohëve më parë se dëshiron Ilir Metën kryeministër.

E ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun” në News24, Gjosha ka folur për situatën aktuale politike dhe “ngërçin” që po kalon vendi jonë kur po afron data e zgjedhjeve.

Meta kryeministër? Ishte një deklaratë e imja partiake në atë kohë, nuk ishte një deklaratë e imja zyrtare”­ ka thënë ajo.

Gjatë një prononcimi për një televizion lokal në Fier, Gjosha më parë kishte thënë se Meta është njeri i dialogut dhe faktor konstruktiv në politikën shqiptare.

Nuk është sekret që ne duam që Meta të jetë kryeministër. Ai është njeri që i ka dhënë shumë dialog dhe konstruktivitet politikës shqiptare”, kishte thënë më parë ministrja e LSI­-së”, deklaroi Gjosha ne ate kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje