Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta mund të jenë duke çuar vendin drejt skenarit të zgjedhjeve të parakohshme.
Kështu aludohet ne ambientet politike dhe ne media.
Në raundin e parë për zgjedhjen e presidentit të ri, koalicioni drejtues nuk paraqiti asnjë kandidaturë, duke e djegur atë.
Edhe në raundin e dytë, të parashikuar për sot, pritet të mos ketë asnjë kandidaturë zyrtare.
Rama dhe Meta janë justifikuar se po presin bashkëpunimin e opozitës për të zgjedhur një presidenti konsensual, por në kushtet kur konflikti mes palëve ka arritur pikën më të lartë në këto katër vite, ky propozim i mazhorancës është padyshim një farsë.
Nëse presidenti i ri nuk zgjidhjet as në tre raundet e tjera, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, 45 ditë nga dështimi i raundit të pestë.
Në këto kushte, nëse Kuvendi dështon të zgjedhjë deri në fund të muajt prill kreun e ri të shtetit, atëherë zgjedhjet e parakohshme duhet të organizohen përpara 15 qershorit, ndërkohë që data e caktuar nga Bujar Nishani për zgjedhjet është 18 qershori.
Me këtë lëvizje, Rama dhe Meta jo që nuk pranojnë shtyrjen e datës së zgjedhjeve, kusht i panegociueshëm i opozitës, por e afrojnë atë, duke treguar se ky “konsesus” për presidentin nuk asgjë tjetër veçse lojë dhe jo dëshirë vullnetmirë.
Nuk besoj se ky skenar i intereson PS-se. PS mund ta coje vendin ne zgjedhje te parakohshme me nje mocion besimi per qeverine, kete gje mund ta bejne kurr te duan…
Pra nuk jane Saliu dhe Lu Lu Basha problemi po pikersht Edvin Rama qe ja arriti qellimit per te mos u bere reforma ne drejtesi dhe vetingu.Kjo ishte loja edhe e Like Floririrt qe u sigurua nga amnistia e 30 Marsit.
Te parakohshme dmth me 11 qershor?!
PS do djegi 4 etapat e zgjedhjes me shumice, dhe do paraqes Kandidat qe kane zgjedhur, vetem ne raundin e peste, ku kerkohen 71 Vota.
Matematik e thjeshte.
Keshtu Opozita mbyll gojen, dhe Presidenti zgjidhet pa u pergojuar.
Te njejten gje beri edhe PD, kur zgjodhi Nishanin.