VIDEO-FOTOT/ Protesta masive antiqeveritare në Venezuelë, disa të vrarë

20 Prill 2017, 13:22Bota TEMA
VIDEO-FOTOT/ Protesta masive antiqeveritare në Venezuelë, disa të

Venezuela është përfshirë nga në protest masive të mërkurën ku si pasojë humbën jetën tre persona.  Me mijëra demostrues dolën në rrugët e qyteteve kryesore për të protestuar kundër presidentit të Vezenuelës  Nicolas Maduro. Ata kërkojnë dorëheqjen e tij.

Shumë prej protestueve  vlerësojnë se udhëheqësi ka shërbyer vetëm për të thelluar krizën ekonomike të vendit dhe ka përdorë masa diktatoriale për të shuar trazirat publike.

Gjatë marshimit të cilësuar si “nëna e marshimeve”  nuk munguan përplasjet mes forcave të sigurisë dhe protestuesve, të cilët hidhini bomba molotovi.

Kundërshtarët e qeverisë venezueliane thanë se edhe sot do të ketë  protesta të reja më të mëdha e ajo e djeshmja.

Vetëm gjatë këtij muaji në Venenuelë kanë vdekur 8 persona ku 3 prej të cilëvë u vranë dje gjatë protestës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje