Sekretari i Përgjithshëm i LSI: PD mund të godiste arrogancën e Qeverisë, por…

21 Prill 2017, 08:56Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-­së, Endrit Braimllari, deklaron se Partia Demokratike ka bërë opozitë të dobët në këto katër vjet dhe është mjaftuar vetëm me protestën e fundit më 18 shkurt, ditë që u fut në çadër.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, bashkë me deputeten Silva Caka dhe kryetaren e LRI­-së Floida Kërpaçi, numri dy i LSI tha se nëse PD do kishte bërë opozitë më të mirë dhe më të fortë, disa probleme të qeverisë dhe një pjesë e arrogancës së saj do ishin goditur më fortë dhe kjo arrogancë do ishte ulur.

Sipas Braimllarit futja në çadër dhe zgjatja e protestës është në të drejtën e PD, por ka një vonesë në mënyrën se si ka funksionuar opozita dhe PD në këto katër vjet.

“Vetë fakti që PD ka bërë vetëm 6 protesta në 4 vjet e konfirmon këtë” tha Braimllari duke e krahasuar edhe me mënyrën se si LSI ka bërë opozitë dikur.

“LSI është parti e themeluar dhe e startuar në opozitë dhe më shumë se kushdo ne e dimë se çdo të thotë opozitë. Por PD duhet të kishte punuar më shumë dhe duhet të ishte më e organizuar ndaj disa fenomeneve të qeverisë, veçanërisht ndaj arrogancës”, tha ai.

Ndërkohë i pyetur nga gazetari Qafoku nëse ai dhe LSI kishte të njëjtin shqetësim si PD se paratë e drogës mund të investohen në zgjedhjet parlamentare, Braimllari tha: “Kultivimi dhe trafikimi i kanabisit është shkatërrim i jetës sociale, shkatërrim i komunitetit dhe i shumë gjerave të tjera.

LSI ka angazhim maksimal për të bërë publike dhe për ta denoncuar këtë çështje në çdo kohë dhe për çdo rast”.

4 komente në “Sekretari i Përgjithshëm i LSI: PD mund të godiste arrogancën e Qeverisë, por…”

  1. Mirush says:

    Një sekonde… po ky nuk është ne qeveri? Ah kurva që jeni!

  2. Dielli says:

    Dmth problemi i kryesor i qeverise eshte “Arroganca”?! Atehere i bie qe eshte qeveri Puntore, Inteligjente, Vizionare, Reforme berese, qeveri qe parate publike i ka cuar per investime publike, rruge, ura, shkolla, kopshte, energji, uje, spitale, etj etj…. A ja vlen te besh opozite qeverise per “Arrogance” apo ja vlen ta cyshesh qe te vazhdojne ne kete rruge te investimeve dhe puneve te mira per kete popull?!

  3. tironsi says:

    O bosi, ti sdi historin e partis tate, na flet per te tjeret. LSI e nisi si parti ne pushtet, e jo opozit, opozit u bet prej kokes madhe te Ilirit dhe Nanos. Hapi librat e partis pastaj fol :-).

  4. pjeter says:

    QE DOTE THOTE? EDHE JUVE BESOJ, AH JOJO KETA NUK JANE KETU, KETA FLASIN PER NJE BOTE TJETER ATE IMAGJINARE, PASKEMI DY QEVERRI ATE TE PS-SE QE ESHTE ARROGANTE, DHE ATE TE LSI-SE, QE PUNON MIRE, QE MENDON PER TE ARDHMEN E TE RINJVE, SI PSH SHKOLLAT, C’THEM EDHE UNE, LSI- NUK MENDON ASGJE TJETER, VETM PER TE ARDHMEN E TE RINJVE, JEPJANI VOTEN SE EKENI NJE VEND TE GARANTUAR PUNE, TJA TREGOJNE PAPUNESINE EVROPES ATA, SE LIKJA I BEN TE GJITHE ME RROGA SHTETI, NDONJERI MUND TE PYESE, PO LEKET KU DOI GJEJNE?EEEE PROBLEM ESHTE KY?. MARRIM BORXH NUK ESHTE PROBLEM,E KENI TE ARDHMEN E GARANTUAR ME LIKEN, DO JU DUHET TE PUNOJNE PAK ME SHUME FIMIJET E NIPAT TUAJ, POR SKA GJE, DO MBAJNE FIZIKUN GJALLE, AMAN JUVE JA U GARANTON TE ARDHMEN LIKJA, PER TE MOS FOLUR PER LULIN, AI PASHALLARE DO I BEJE TE GJITHE ATA QE I JAPIN VOTEN ATIJ, DERI TANI DUKET SE PO BEN TE CMUARIN, DHE HEDH SHKELMA, POR PA FRIKE, DO JETE EDHE AI NE 18 QERSHOR, JU BEHUNI GATI, DO KEMI REPUBLIKE TE RE FRINGO ENKAS PER NE, NE DO E FILLOJME TE PARET TA PERDORIM, ME TE ARDHME ME GARANCINE E LIKES, NUK DO KETE DROGE ME, BURGJET DO I ZHDUKIM, NUK NA DUHEN ME NUK DO KETE ME HAJDUTA, QEF DO BENI TE GJITHE, NE FUND TE FUNDIT, A NUK KEMI LINDUR PER QEF NE SHQIPTARET?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje