Luli bllokon rrunë? Luli të.......

22 Prill 2017, 09:16Politika TEMA

Nga Anri Bala

Vërtet ekziston ndonjë qytetar i vendit tim, që beson se Lul-ziu do bllokojë jetën qytetare, lëvizjen e njerëzve, dikush për qejf, dikush për hall, e dikush për inat të Lul-ziut?! Demokracia është demokraci, por dhuna është dhunë. Pula e koshit, kur i hypën gjeli sipër, nuk mund të kthehet në gjel, sepse është palluar. Por ky shpendi jonë, me sa duket akoma nuk e ka kuptuar se çfarë i ka ndodhur dhe çfarë është?!

Thirrja e tij përballë endacakëve të Tiranës se, do të bllokoi me një goditje të vetme qarkullimin kombëtar, është një nga broçkullat më qesharake që mund të nisë një i vetëquajtur lider politik. Kamarieri gjynafqarë, që të gjithë e dimë se përse është i trembur dhe i tmerruar përpara ca hallexhinjëve për bukën e gojës, deklaron se, ditën e hënë do të bllokojë lëvizjen e shqiptarëve, sepse Edi Rama nuk po i’a dorëzon pushtetin në tavolinë, duke krijuar një qeveri teknike, sipas modelit çadra e krimit.

Lul-zim Basha mund të mbylli portën e tij me kyç për inat të Ramës, por Lul-ziu nuk mundet të dhunojë qytetarët, as rrugët, as jetën e përditëshme, për tmerrin dhe frikën e llogaridhënies dhe inatin me Edi Ramën. Lul-ziu, asgjë nuk bënë, vetëm se shikon ëndërra si një paranoiak.

Nuk ka asnjë qytetarë demokrat apo socialist, që do guxojë të dhunojë njerëz, sepse një kriminel i futur në ngujim, kërkon t’i shpëtojë gjykimit. Lul-ziu i Shqipërisë dhe i Hollandës, hedh shashka duke menduar se do e marrin seriozisht, por bën sikur nuk e di se ka qenë dhe është katandisur në “shërbëtor” të familjes Berisha.

Është e vërtetë e trishtë, se si disa palaço politikë, vazhdojnë e luajnë teatër me popullin shqiptar, e pse jo, pasi nuk u ka hyrë gjemb në këmbë, flasin me patos për shtetin e lirisë, demokracisë e të drejtës, me qëllim për të elektrizuar turmën e hallexhinjëve të drobitur, që priren t’i dëgjojnë pak nga padija e pak nga skamja. Të them të vërtetën, sa herë i shoh në media… më dhimbsen shumë!

Njësoj si sot… dje… pardje… juristët e “famshëm”, “kamarieri holandez dhe deti kos”, e kanë trashur gjuhën, me qëllimin e vetëm për të zhdukur të gjithë poshtërisitë e tyre, duke pretenduar se vendi është tërësisht i kanabizuar. Kjo është përralla më e ndyrë, që hidhet me guxim nëpër portat e shqiptarëve, thënë nga ata që e sollën, e mbollën dhe e shpërndanë atë në të gjithë Shqipërinë, mbasi bastioni dhe thesari i tyre u eleminua njëherë e pergjithmonë.

Teksa bisedoja me një mikun e tim eti, i cili duke pasur një biznes shërbimi në kryeqytet, ishte trembur e tulatur nga deklaratat e dhunshme të Bashës. Nga frika se rrëmuja dhe destabiliteti, të cilën e ka jetuar disa herë gjatë viteve ku sundoi e shkatërroi babai shpirtëror i Lul-ziut, me të drejtë më tha: Kam frikë për lokalin dhe bukën e kalamajve se, Luli do bllokojë rrunë… Luli do na lë pa punë!

Teksa më shikonte, përpiqej të merrte një përgjigje qoftë me xheste nga unë! Për të qenë i sinqertë nuk e vonova shumë, e i thashë: Mik, Luli të ha m….!

19 komente në “Luli bllokon rrunë? Luli të…….”

  1. Balerina says:

    Zoti Bala, të lumtë “pushka” e penës…!!! Ke thënë pikërisht, ato që doja të thosha unë…! Po të kishte më shumë njerëz si ti, Shqipëria do përparonte shumë më tepër…! Edhe një herë, bravo…!!!

    1. Pali says:

      PS ta denoncoje ne prokurori kete kriminel qe ka vetem deshire te vrase popullin ku ka linde se ku nuk eshte populli i tij as i asaj kurves hollandeze qe ka ne shpi.

  2. wow says:

    Shume sakte, kjo drama e Lulit do te mbetet ne kujtese long time si epopeja e ballit kombetar

  3. true says:

    I vetmi shkrim qe kam lexuar dy here.
    Nje bravo te madhe.

  4. Treviso says:

    Eshte e vertete se Luli te ha m…. por nuk e di edhe sa dite do ciceroje. Problemi nuk eshte Luli, por jane qente qe e fryejne. Pasi te mbaroje kjo zhurme e ketyre krimineleve Luli pasi te beje denimin ja mbath per hollande, por keto kriminelat e tjere ku do te fshihen.

  5. Sara says:

    Mundesisht te jete i njome dhe sa me i fresket.

  6. Shqiptari says:

    Titull i goditur kam qeshe me lot kur e lexova

  7. lefteri says:

    Luli eshte nga ato lloje lule ,qe nuk çelet ne asnje sezon ,dhe nuk vjen asnjehere era lule , por vjen era m,,,,,,t siç e thate dhe ju Shpetim ,

  8. landi says:

    CADRA, KOMEDI PA PARA!

    MOS E MBYLLNI, KU E GJEJME NJE KARAGJOZ SI LULI.

  9. asd says:

    Te lumte; Ha ha ha

  10. kaso says:

    Luli me gjithe saltrapin te han m… Jane kthyer ne kufoma.

  11. arturi says:

    Lul-ziu te na haje m*ne, t’a kete haram dhe biles, te na thote “faleminderit”! ?

  12. Pali (jo shen) says:

    Aman mos i thuaj kamarier se nuk mund te vihem ne nje radhe me mua qe sot e kesaj dite beje ate pune. Ose percaktoje si kamarieri i Shtepise.
    Jo vetem m….. por edhe carin.

  13. Toni says:

    Flm Anri per shkrimet e tua qe i lexoj me plot deshire, por te gjithe e dime qe frymezimi dhe nxitesi kryesor i ketij lyrashi eshte shtangisti hajdut me ze dhe me figure. Ai duhet goditur me fort, ai e mban peng vendin.

  14. Gim says:

    Po, po, si thua ti: te ha mune, mundesisht i sapo bere

  15. arbereshi says:

    Duhet ti terheqim zvarre qente deri tek dera e burgut, jane bere te neveritshem e kane hak drunin

  16. albaniafirst says:

    Fjalie e fundit e ketij artikulli mjafton e tepron

  17. Alidemsi vjeter says:

    Jo vetem te na haje mutin, por ta kete haram se e kemi bere me harxhet tona.!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje