Ka nga ata që thanë që “Shqipëria nuk bëhet”, por ka edhe nga ata që thane që “Shqipëria do edhe 20 vite të bëhet”

24 Prill 2017, 19:56Blog TEMA

Nga Ana Abdi

Duket sikur ne shqiptarët i jemi dorëzuar fatit, e si për të thënë që nuk është kështu, themi edhe shprehjen tjetër “Rinia është e ardhmja”. Kjo shprehje në vend që të japë shpresë, personalisht më ngjan si neglizhencë a tallje, një shtyrje në kohë, si për ti thënë rinisë “Prisni, ju jeni për më vonë”. Si mund të jetë rinia e ardhmja, kur ajo nuk bën asgjë, por shikon se si çdo ditë i imponohet një realitet i dhunshëm nga gjuha që përdor politika. Kjo gjuhë e urrejtjes që nuk i drejton qytetarët drejt debatit e informacioneve se çfarë po bëjnë të zgjedhurit e tyre, kryesisht në Kuvend, përkundrazi me qëllim i shmang e i largon ato nga thelbi i politikës së ditës, “Reforma në Drejtësi”. Kjo gjuhë e urrejtjes detyron këtë të gjorë popull të dëgjojë zhargonin e mllefin, deri në sharje e ofendime të familjarëve në katër breza, një debat që nuk sjell kurrëfarë dobie e vlere.

Unë vërtet mendoj që rinia është e ardhmja, por jo që rinia duhet të presë të ardhmen për të vepruar. E ardhmja jonë duhet të fillojë tani! Ajo fillon nga sot, duke vepruar, duke u dëgjuar zëri ynë!

Kush janë këta që në emër të lirisë së fjalës shajnë e ofendojnë këdo që i cënon interesat financiare e politike? Kush janë këta që në emër të të drejtës së protestës zënë dhe mbajnë peng rrugët e vendit? A nuk u lodhën së përgjakuri dhe përdhosuri atë Bulevard në 2011, por kanë dy muaj që e kanë marrë peng? Kush janë këta, më thoni, ku e gjejnë guximin të tallen në këtë mënyrë me një popull që e kanë torturuar e cfilitur sa herë ju është dhënë mundësia? Kush ja u jep këtë guxim? Urtësia jonë?!!

Ndihem fajtore të rri dhe të hesht akoma ndaj parodisë së asaj çadre! Sa më shumë ky popull hesht, aq më shumë tradhëtarët e tij triumfojnë.. Po, po, tradhëtarë, që e kanë shitur e blerë këtë vend sa herë ju është dhënë mundësia, për interesa të xhepit e të pushtetit…

Shumë të nderuar të rinj demokratë, socialistë e pa parti… Ngrehuni dhe thojini ti thërrasin mëndjes! Mos i lini të tallen me ju në emër të demokracisë… Kërkojini të çohen dhe të futen në Kuvend! Thojini dhe kërkojini të mos tallen me ne dhe me taksat tona! Po edhe me taksat e mia dhe të prindërve të mi, sepse dhe unë, njësoj si ju, dua që opozita e popullit tim të jetë konstruktive, të jap argumenta e të gjenerojë debat, sepse vetëm kështu Shqipëria jonë, vendi ku të gjithë jetojmë, mund të jetë më i mirë… As unë, nuk dua një opozitë me dëngla e fjalë boshe, të një çunaku që kërkon të imponohet si politikan.

Të rinj, demokratë, socialist dhe pa parti,

Kërkojini t’ju përfaqësojnë denjësisht ose thojini të lëshojnë mandatet! Thojini, edhe fort po të jetë nevoja që ju doni integrimin e Shqipërisë! Thoni që e ardhmja jonë e vetme është “Reforma në Drejtësi”…

Kam shumë shpresë që ne të rinjtë nuk do të bëhemi factor regresi me heshtjen tonë, por do ti braktisim dhe pot ë jetë nevoja do ti dënojmë! Nuk duam gjuhë urrejtje dhe as lojëra fjalësh për politikë stabiliteti! Ne të rinjtë duhet t’i vëmë ultimatum atyre që na cënojnë të ardhmen:

“JO GJUHËS SË URREJTJES! Hyni në Kuvend dhe VOTONI Reformën!” Kjo është koha jonë!

13 komente në “Ka nga ata që thanë që “Shqipëria nuk bëhet”, por ka edhe nga ata që thane që “Shqipëria do edhe 20 vite të bëhet””

  1. arti says:

    Ana ,solidarizohem me ty!??

  2. Lori says:

    Bravo!Thirrje per çdo shqiptar,jo vetem per te rinine.

  3. Turi says:

    E djathta,merriton humbje të thellë!
    Poshtë kjonopozita destruktive.!????

  4. Gri says:

    Provokacia! Basha lajmero Berishen, Athinen, Mosken, Gru-evskin. Keya mbushen kupen! Deno ate gruan shtatzan qr donte te shkonte ne spital me ambulamce si dhe lopet e dhineshme qe donin te prishnin proyesten madheshtore. Mos u fuy nr zgjedhje. Kaq ta bejne dhembim deputet e mospjesmarres nr protest.

  5. VITA says:

    SHqiperija do behet dhe se ndalon dot njeri.

  6. Gus says:

    Te lumtë tipa si puna jote janë me te vërtet e ardhmja e këtij vendi.
    Me njerëz si ju Shqipëria lumturohet e rinohet cdo ditë

  7. Plaku Xhuxhumaku says:

    Hartim fantastik prej riosheje aguridhe qe kujton se di shume.

    1. Aksi says:

      Na ndritet ju o plak xhuxhumak, me mencurine e urtesine tuaj prej pleqsh te pjerdhur.

      1. Plaku Xhuxhumaku says:

        Une personalisht nuk kam marre ndonjehere persiper te zgjidh problemet e kombit or zoteri. Mencurine dhe urtesine time e kam perdorur per te miren time e pa i bere dem njeriu. Sa per pjerdhjen, me e pjerdhur duket kjo zonjusha e re dhe zotrote qe i del ne krah. Dhe se fundi dicka nga urtesia e pjerdhur e pleqve “Shkurtoje pak thepin”, po qe se nuk e kupton se cfare dmth shko pyet ndonje plak “te pjerdhur” se ta shpiegon.

  8. Lexues i kujdesshem says:

    Po lexoj tekstin per here te trete e s po gjej ate frazen e titullit. Me ndihmoni dhe ju te redaksise se m u be kunj tani!

    1. Lexues edhe me i kujdesshem says:

      Qe kur qenka kusht i krijimtarise qe titulli te jete dhe brenda ne tekst?

  9. Tema says:

    Duhen lindje te kufizuara qe te mos i perulemi askujt.

  10. fizioterapisti i trunit says:

    e ku bejn dot shqiptaret shtet mer!
    shqiptaret jan si majmunet e shpellave qe bejn vec zhurm rremuj sherre dhe hajn “babane” n byth masanej.
    sepse ka edhe majmune pa bisht, ata jane orangotanget dhe shqiptaret.
    madje shqiptaret e kan edhe nji bisht
    ata e kan nga mbrapa. e kan te future ne byth. bishti I tyre quhet hajdar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje