LETRA/ Fatmir Xhafaj i shkruan Adriatik Llallës: Jep fakte konkrete dhe bëj detyrën. Ndjekje penale për policët, por dhe për prokurorët!

24 Prill 2017, 18:47Politika TEMA
LETRA/ Fatmir Xhafaj i shkruan Adriatik Llallës: Jep fakte konkrete dhe

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka reaguar pas akuzave të kryeprokurorit Adriatik Llalla, se droga e kapur nga policia asgjesohet pa praninë e prokurorëve.

Xhafaj i ka shkruajtur një letër publike Llallës, të cilën po e botojmë të plotë.

Letra:   

I nderuar Zoti Prokuror i Përgjithshëm!

Ndjek me vëmendje çdo qëndrim publik të Institucionit që Ju drejtoni, pse konsideroj tejet të ndërlidhur punën dhe suksesin e Prokurorisë me atë të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në detyrën e re të Ministrit të Punëve të Brendshëm, kam realizuar takimin tim të parë institucional me Ju, duke shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit, thjeshtimin e raportit përkatës dhe dëgjuar tërësinë e problemeve e çështjeve të përbashkëta që Ju shqetësojnë.

Komunikimi më i fundit publik i Juaji, përkatësisht gjatë takimit në prezencë të medias e drejtuesëve të hallkave të ndryshme të Prokurorisë, me Ministrin e Drejtësisë zotin Vasili, përmbante një shqetësim Tuajin për mospërfshirje totale të Prokurorëve në mënyrën sesi administrohen, sekuestrohen dhe asgjësohen lëndët narkotike!

Ky fakt nëse mbetet i provueshëm dhe i vërtetë, së pari më bën përshtypje se përse nuk u diskutua në takimin e përbashkët e nuk gjen asnjë gjurmë të ndonjë komunikimi zyrtar të mëparshëm mes dy Institucioneve! Gjithsesi, për të qenë sa më korrekt në këtë reagim i’u referova edhe dy raporteve tuaja për gjendjen e kriminalitetit, të paraqitura në vitin 2016 dhe në fillim të këtij viti në Kuvendin e Shqipërisë dhe në të gjitha faqet e atyre raporteve, që shpjegojnë shumë detaje, nuk gjendet asnjë rresht i vetëm lidhur me këtë akuzë të artikuluar publikisht nga Ju disa ditë pasi keni paraqitur raportin tuaj në Kuvend!!!

Deklarata juaj e përcjell në këtë mënyrë çmoj se cënon frymën pozitive të besimit dhe bashkërendimit të punës, që ne kemi diskutuar e jemi dakortësuar të kultivojmë në punën e përbashkët të prokurorëve edhe strukturave të policisë gjyqësore, në përpjekjet e përditshme për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike.

Së dyti, duke njohur detyrimet proceduriale penale si dhe të akteve të tjera ligjore që disiplinojnë qartazi mënyrën e dokumentimit, administrimit dhe ruajtjes së sendeve dhe provave të sekuestruara në kuadër të një procesi penal, çmoj t’Ju them se, roli i Oficerit të Policisë Gjyqësore dhe ai i Prokurorit, jo vetëm që lidhen organikisht mes tyre, por ndërvaren plotësisht me natyrshëm, përcaktim të autoritetit superior, atij të Prokurorit.

Në këtë aspekt, edhe procedura e asgjesimit të lëndëve narkotike me djegie është po kaq e qartë, ku prezenca e Prokurorit është e domosdoshme, dokumentimi i saj i përhershëm e me nënshkrim të të gjithë pjesëmarrësve.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë, ai i Gjykatës, Eksperti i Institutit të Policisë Shkencore, Specialisti i Hetimit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, të gjithë këta nën kryesinë e Prokurorit, përbëjnë grupin e domosdoshëm të punës që në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, Ligjit për Policinë e Shtetit, Ligjit për Parandalimin dhe Luftën ndaj Trafikut të Substancave Narkotike dhe Psikotrope, si dhe udhëzimit të përbashkët të Ministrit të Punëve të Brendshme, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Ministit të Shëndetësisë, realizojnë sa më lart.

Shkeljet e pretenduara prej Jush publikisht, për më tepër si tërësi praktike, kalojnë cakun e përgjegjësisë administrative.

Mirëpres nga ana juaj të evidentoni shkeljet konkrete dhe personat përgjegjës në radhët e Policisë së Shtetit. Duke njohur përgjegjësitë për institucionin që unë drejtoj jam i gatshëm të ndëshkoj cdo shkelje të ligjit në radhët e tij. Jam i sigurt, referuar shqetësimit publik që Ju ngritët, se të njëjtën gjë do të bëni edhe Ju edhe për drejtuesit e prokurorive përkatëse që kanë lejuar situata të tilla paligjshmërie.

Për sa më sipër, duke Ju siguruar për veprimin tim të menjëhershëm deri në kufijtë që më lejon ligji, në ndëshkim të çdo rasti në mënyrë të shëmbullt, pres prej Jush krahas informacionit zyrtar që dispononi, edhe përmbushjen e detyrës Suaj proceduese penale, ndaj secilit individ që i provohet shkelja.

Unë besoj fort se prokurorët e ndershëm në radhët e prokurorisë, në reflektim edhe të frymës së ndryshimeve të reja kushtetuese do të jenë të pandikuar nga emocionet dhe interesat e politikës së ditës.

Shpresoj, që së bashku të punojmë për të ndërtuar një frymë dhe marrëdhënie të re bashkëpunimi institucionale në shërbim të zbatimit të kushtetutës e ligjit, në interes të qytetarëve.

Për transparencë me opinionin dhe reciprocitet të përzgjedhjes së diskutimit të çështjes, kjo kërkesë Ju përcillet po aq publikisht.

Me konsideratë

Ministri i Punëve të Brendshme

Fatmir XHAFAJ

30 komente në “LETRA/ Fatmir Xhafaj i shkruan Adriatik Llallës: Jep fakte konkrete dhe bëj detyrën. Ndjekje penale për policët, por dhe për prokurorët!”

  1. akrepi says:

    Z Xhafa Llalla eshte vegla e Saliut dhe si I till me urdher te eprorit te tij Sali,ka ndermar kete veprim per te kontrbuar ne destabilizimin e vendit dhe hedhur balte mbi policing e shtetit

    1. heu bre says:

      Ky Llallallalla a nuk ishte ai qe ju refuzua viza amerikane ?

  2. Besoj says:

    Ja njeriu u afte dhe i paster. Respekte per Ministrin Xhafa.

    1. Lugati says:

      ku e gjeti te pastrin..hetusi enver kriminelit

  3. Peza says:

    Kjo pergjigje eshte e butre,se provokimi i Llalles eshte pjese e skenarit te hedhjes balte mbi policine e shtetit,i hartuar nga ata qe duan destabilizimin e Shqiperise!
    Llalla eshte ne sherbim te plote te Berishes dhe Basdhes,prandaj ndaj tij duhet mbajtur nje qendrim i rrepte demaskues!
    Ne se ky Llalla do te kishte fakte se droga eshte asgjesuar pa pranine e prokurioreve,ai nuk duhet te merrej me pallavra mediatike,por te hetonte dhe kallzonte penalisht personat fajtore!
    Kete nuk e ben sepse deklaratat e tij jane vetem si bombat tymuese!
    Ketij njeriu i duhen pregatitrur dokumentet per ta cuar ne gjyq per SHPERDORIMIN E DETYRES!
    Ai duhet te kalbet ne burg se bashku me Berishen dhe Bashen!

  4. Ballabani brenda cadres says:

    Po pse u lodhe zoti Xhafa,une pa kete pergjigjen tuaj te plote e shteruese,e kuptova se ishte nje mashtrim i rradhes prej Dhalles.Ky paloprokuror,eshte krejt i paafte,eshte mashtrues ordiner,eshte sherbetor i dy zoterinjeve:Sali Berishes dhe Ilir Metes.Populli,kete e ka pare me ze dhe figure dhe ne rastin e “perballjes” te tij me Ambasadorin Lu dhe “mbrojtjen” qe i beri publikisht Ilir Meta…
    Prandaj duhet nje ore e me pare ai,”Vetingu”,qe te veje haka tek i zoti…

  5. Arjana says:

    Kryeprokurori njeh kompetencat e institucionit që drejton dhe jo më të ngrej akuza. O zot ne duart e kujt jemi.

  6. Ani says:

    Unë jam student I Fakultetit te Drejtesis në vitin e 3 dhe e di që provat materiale asgjësohen me vendim të gjykates dhe I ngarkohen prokurorit të cështjes. Tani e vetmja gjë që nuk kuptoj është kush mund të përjashtoj prokurorë t kur ata kan cështjen ne ngarkim?? Nqs e përjashtojn prokurorin nga asgjësimi I provave materiale, a nuk është prokurori duke shpërdoruar detyrën??

    1. eni says:

      do ta mesosh ne vitin e 4 ani

  7. Miri says:

    Zoti Llala je Prokuror I Përgjithshëm, duhet te flasësh mbi bazën e provave dhe fakteve. Nqs ke prova edhe fakte duhet te nisësh hetimet kryesisht (me aq sa mar vesh nga ligjet). Per pozicionin që ke nuk të shkojn këto deklarata në media.

  8. Mandi.F says:

    Unë mendoj se duhet të mereni me instiucionin që përfaqesoni zoti Prokuror I Pergjithshëm. Keni mijëra raste kur prokuroret tuaj vendosin mos fillim te procedimit penal ose pushim te hetimit sepse nuk keni “prova” te mjaftueshme. E keni kthyer Prokurorin ne nje institucion qe po fut uje cdo dite e me shum duke u fundosur në llumin e korrupsionit.

  9. Visi says:

    Unë nuk jam jurist jam inxhinier por kaq gjë e di qe provat material asgjësohen me urdher ekzekutimi te prokuroreve. Une jam inxhinier dhe kaq gjë e di, po ky që është Prokuror I Përgjithshem dhe nuk di asgjë.

  10. Xhoi says:

    Ky eshte Adriatik Llalla personi qe do të mbahet mend ne historin e shqiperise si prokurori I Pergjithshem qe cdo gusht propagandonde qe do te ket arestime zyrtaresh ne Shqiperi. Tani paska teze te re, del dhe qahet per policin.

  11. Para laci says:

    llalla nje palo legen e mashtrus prokuror. ketij i eshte ndaluar hyrja ne amerike qa pret nga ky. eshte ne sherbim te ilir metes edhe PD……ky eshte per burg.. vetem ka shkelur ligjin asgje tjeter ska bere

  12. BUJARI JU DEGJON says:

    Kur te vije VETINGU do te jape llogari ky sharlatan per keto genjeshtra e mashtrime…
    Nuk ia hoqi vizen kot AMERIKA ketij legeni…

  13. Populli says:

    Llalla eshte Kush plehrash

  14. Ramo says:

    Ministri I Drejtesis mbeshtet Prokurorin e Pergjithshem?? Ky duhet te akuzohet për shpërdorim detyre bashk me prokuroret e tij që të shikojn nga xhepat dhe kriminelet ecin rrugeve per “munges provash”.

  15. Nini says:

    Zoti Llala je Prokuror I Përgjithshëm, duhet te flasësh mbi bazën e provave dhe fakteve. Nqs ke prova edhe fakte duhet te nisësh hetimet dhe kte e ke shume kollaj ta besh nga aty ku je

  16. Toni says:

    Unë jam student I Fakultetit te Drejtesis në vitin e 3 dhe e di që provat materiale asgjësohen me vendim të gjykates dhe I ngarkohen prokurorit të cështjes. Gjeni fakte jo aludime dhe vetem lesho balte ne media Turp!

  17. dina says:

    Rihapni njeher cështjet që I mbyllni sipas dëshires, pastaj merruni me punet e institucioneve te tjera . Kudo të devijosh , cfaredo te besh , sado I pastër të na hiqesh, prap reforma do te zbatohet edhe mbi ty Z.Prokuror.

  18. dina says:

    Rihapni njeher cështjet që I mbyllni sipas dëshires, pastaj merruni me punet e institucioneve te tjera . Kudo të devijosh , cfaredo te besh , sado I pastër të na hiqesh, prap reforma do te zbatohet edhe mbi ty Z.Prokuror.

  19. havierr says:

    Tani qe e shpalli dhe Amerika Non grata ka filluar flet percart ky zoteria.Po hape proceduren penale se po te ze pluhuri be zyre.Provat asgjeaohen be prani te prokurorit dhe procesverbali harrohet ne kater kopje.Mire vete nk merr vesh po asistent e keshilltar ke ???

  20. Ilir Gramshi says:

    Date: June 11, 2016 at 7:15:58 PM EDT

    AVOKAT I PADRINOVE DHE KUMBARA I MAFIAS POLITIKE TE TIRANES

    – As kryeavokati i krimit Adriatik Llalla nuk do ta kishte bere me mire… kete pacavure te peshtire

    Do ti lutesha ketij profesori tu pergjigjet pyetjeve te meposhteme:

    1- Sa dosje krimesh te renda ka hapur, ka hetuar ose ka mbrojtur Prokuroria e Krimeve te Renda dhe Prokuroria e Pergjithshme ne keto gati 4 vjet qe Adriatik Llalla drejton ate!?
    2- Cfare behet me dosjen e vrasjes nen hunden e Kryeprokurorit Lalla dhe Prokurorise se Krimeve te Renda per hetimin dhe kopsitjen e krimit te rende te vrasjes se kryebankierit Artan Santo!?
    3- C’ndodh me hetimin dhe zbulimin e vrasjes me eksploziv ne qender te qytetit te Vlores se gjykatesit Konomi !?
    4- Pse u mbyllen me turp e deshtim total dosjet e Arben Imamit, Ritvan Bodes, Myqerem Tafajt !?
    5- Cfare ndodhei me dosjen e ish- Guvernatorit te Bankes se Shqiperise Fullani, per te cilen e zgerlaqi keqazi Radioja Zeri i Amerikes kryeprokurorin Adriatik Llalla ne intervisten me te turpshme te nje zyrtari shqiptar me kete radio presitigjioze!?
    6- Cfare ndodhi me dosjen a tragjedise se Gerdecit dhe 26 viktimave te saj !?
    7- A e ka apeluar Adriatik Llalla apo Prokuroria e Krimeve te Renda vendimin skandaloz te Gjykates se Larte per Gerdecin, kusarine e Autostrades se Kombit. 21 janarin tragjik!?….
    …. Jane mbi njeqind dosje krimesh te renda e teper te renda te cilat ose nuk jane hetuar ose nuk jane pergatitur seriozisht, nuk jane kopsitur sic duhet nga kjo Prokurori e Krimeve te Renda dhe nga Prokuroria e Pergjithshme vetem gajte tri viteve te fundit
    Kurse ju me nje pafytyresi dhe injorance dhe milutantizem te peshtire ne perkrahje te hapur te kriminelit Lulezim Basha e co. beni avokaten e kesaj prokurorie, te Adriatik Llalles me 20 prokuroret e krimeve te renda.
    Si mund te kerkosh qe ne Reformen ne Drejtesi te behen ndryshime dhe tu krijohet hapesire e gradohen ose sigurohen qoshe te ngrothe e karrike te rehatshme ketyre prokuroreve te deshtuar, bashkepunetore te krimit dhe sherbetore te Mafias politike e klasike jo vetem te Tiranes por edhe te asaj nderkombetare!?
    Ne cfare planeti jetoni ore profesor Romeo Gurakuqi!?
    Turp te qofte titulli i Profesorit … Me keto opinione te felliqta e kriminale ti je vetem nje profesor e avokat krimi ne sherbim te Mafias dhe Padrinove dhe Kumbareve ( Goodfathers ) te saj te cilet kane rrenuar jo vetem drejtesine, jo vetem gjykatat dhe prokurorine por edhe cdo e krejt hallkat jetike te shtetit ligjor ne vecanti dhe krejt shtetin shqiptar.
    – As kryeavokati i krimit Adriatik Llalla qe duhet te ishte kryeavokati i shtetit dhe ligjit nuk do ta kishte bere me mire… kete pacavure te peshtire..

  21. ALBAN DEGA says:

    From: [email protected]
    Date: May 21, 2016 at 7:41:14 PM EDT

    Pak hajgare ne kete kohe kolere :

    “BOMBAT E PERGJIMIT” DHE PORDHAT E NASTRADINIT

    – Adriatik Palla dhe prokuhorat e tij vazhdojne hetimet… Pse!?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sot ra zjarr ne pallatin ku banon Sali Berisha … Alarm !
    Te dyshuar kryesore jane Edeskovari dhe Sajeshullazi… I treti i musketiereve ne radhe eshte Erion Veliaj” sipas fonogramit urgjent te “Qytetarit Dixhital ” Kolonel Sales drejtuar Mareshallit Berisha dhe kapterrit Bujar Nishani.
    Lajmi konfirmohet edhe nga shefi i SHISH-it Visho Ajaz Gazidede.
    Kryeprokurori i Republikes se Lazaratit Adriatik Palla ( shkurtim i fjales Rrumpalla … ose Palla e Ariut ) , qe nuk ka lene asnje krim te rende pa zbuluar, hetuar e kopsiitur me sukses si ato te Kusarise 500 milione euroshe te Autostrades se Kombit te CEZ-it, te masakres se 26… viktimave te Gerdecit, te kater protestuesve te ekzekutuar pa gjyq e pa asnje faj me 21 Janar 1911, te miliona euoreve te Arben Imamit per reklama te Klanit e co. dhe per pajisje pergjimi te kunderligjshme per SHIU-n, megaskandalet e Ardian Fullanit, Genci Pollos, ekzekutimin makaber te bankierit Artan Santo nen hunden e Presidences, Kuvendit dhe Kryeministrise, per minimin e gjyqtarit Konomi ne mes te dites per diell e ne qender te Vlores me C-4 ahst si te ish- kryetarit te PDK-se se Malesise se Madhe Aleksander Keka…
    Aq i sukseshem ka qene sa ka harruar edhe te beje apel per deshtimin e dosjes se Fullanit e qindra te tjera qe kane zene pluhur ne zyrat e tij… dhe ” tani nuk mund te bejme asgje”, sic i tha pa piken e turpit “Zerit te Amerikes” gjate vizites se suksesshme ne SHBA ku nuk e priten as portieret e FBI-se amerikane. Si mund te takonin syshqiponjat amerikane nje buf kenetash qe e ka zene kllapia mbi dosjet madhore te krimit dhe korrupsionit qe ben mu .
    Nuk ka faj! Eshte teper i zene me deklaratat kunder reformes ne Drejtesi se bashku me Mafian Politiko- familjare te Familjes… Konflikt i hapur interesi dhe veprimtari destabilizuese e antikushtetuese e mirefillte !
    Por ai eshte hazer xhevap, rrufe e vertete sa peshperijne tutoret dhe monitoret e tij mafioze….
    …Sapo leshon nje pordhe Plaku i Vicidolit…. Palla zgjohet dhe versulet si rrufeja dhe bashke me median ne sherbim te familjes i ben ato “bomba atomike ”
    Jo vetem aq… Por edhe kerkon te marre ne pyetje dhe i shpalle si te pavlefshme deklaratat e shefit te sherbimeve sekrete italiane, nje nga 11 me te fuqishmet ne Bote per pajisjet sterbvitore qe i kishte nenshkruar Presidenti i sotem Bujar Nishani qysh ne vitin 2008 kur ai ishte Minister i Brendshem sigurisht edhe me miratimin e Berishes pa te cilin as sot ai nuk Ben as shurren…
    Shkon deri aty sa edhe kerkon pergjigjet me shkrim te tij per pyetjet te Prokuhorave te Plepave te Tiranes!
    Shashka per te terhequr vemendjen dhe fituar kohe per grushtin e deshtuar institucional te shtetit te komanduar nga Mareshalli Berisha dhe zbatuar nga kapterri Bujar Nishani ne bashkepunim me kreun e SHISH-t, Visho Ajaz Gazidede dhe Prokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla per “pajisjen e pergjimit’ qe Edeskobari e Sajeshullazi u kishte vendosur 385 shtetareve te vet dhe opozitareve te reformave ne drejtesi,
    “Bomba” e pergjimit na doli nje pordhe me shume te Plakut te Vicidolit!
    Po zjarri i sotem!?
    … Pas hetimeve doli se Sales i ishin djegur fasulet qe i sherbjne si lende te pare, lexo barut per ” bombat” e tij
    Hajde Palla Rrumpalla hajde! Hajde Palle Ariu hajde !

    1. Lugati says:

      baba si qekan mledh spiunat ktu?? me punen qe ka pas dhe ka f.xhafa+ a.llalla cdo presesh ne ket artikull???

  22. Ilir Gramshi says:

    Date: June 8, 2016 at 8:42:42 AM
    Ne vend te nje letre te hapur per Z. Lu dhe Zj. Vllahutin…

    ADRIATIK LLALLA- KRYEPROKUORI I SHTETIT APO KRYEHOR I KRIMIT-

    – Revan i pandalshem drejt qelive te burgut

    Jo sot! Ai duhet te shkonte ne burg kohe me pare
    Jo sot … Qysh diten qe ofendoi, e kercenoi me jete si nje rrugac e grushtoi Sekretarin e Pergjithshem te Shoqates se Prokuroreve te Shqiperise, Shkelqim Hajdari ne sy te prokuroeve te mbare Shqiperise !
    Cfare perfaqeson ky akt i rende kriminal i kryeprokurorit Llalla !?
    Fyerje per shkak te detyres!
    Kercenim per shkak te detyres!
    Ushtrim dhune fizike per shkak te detyres!
    Ushtrim dhune psikologjike per shkak te detyres!
    Shperdorim flagrant i detyres!
    Qysh diten kur iu kundervu ashper dhe hapur reformes ne drejtesi!
    Veper penale e konfliktit te interesit!
    Qysh ne momentin kur filloi kryqezaten e spastrimeve dhe gradimeve ne Prokurorine e Pergjithshme dhe nje varg prokurorish rrethesh, sipas urdherave te Mafias e tutoreve politike dhe klasike jo vetem shqiptare, qe e komandojne ne cdo hap.
    Me e pakta akuze ne kete rast eshte shperdorim flagrant i ligjit e detyres.
    Pikerisht se nuk u pajtua dhe kundershtoi kete revansh antiligjor e kriminal te Adriatik Llalles, me nje pabesi e cinizem te pashoq e vendosi jo vetem ta shkarkoje nga detyra e Drejtorit te Drejtorise Gjyqesore dhe e anetarit te Keshillit te Prokurorise, ku ai kishte fituar me shume vota se asnje anetar tjeter, por edhe ta syrgjynose prokurorin me te pakorruptueshem shqiptar Arben Dollapi.
    Nuk la dredhi e pabesi pa perdorur qe ta godiste pas shpine si hijenat. Pse !?
    Arben Dollapi eshte simboli i drejtesise dhe ndershmerise ne drejtesine shqiptare… Ishte ai qe e ngriti Adriatik Llallen nga nje polic gjyqesor ala Plepash ne prokuror te Lushnjes…
    Ishte i vetmi qe ne katrahuren e 97-es qendroi si Promete perballe bandave terroriste te Aldo Bares duke e vene ne fije te perit edhe jeten …
    Ishte Arben Dollapi qe jo vetem hodhi poshte me perbuzje por edhe e paralajmeroi se do ta arrestonte ne flagrance nje ish- minister kur i afroi Cek te Bardhe, miliona eurosh vetem qe te fshihte provat e deshmite e masakres korruptive te Gerdecit dhe 26 viktimave te saj.
    Ishte Arben Dollapi qe kundershtoi dhe iu kundervu sy per sy e balle perballe, si nje Falcone i vertete shkeljeve flagrante antiligjore te Adriatik Llalles per tollovine ne emerimet e levizjet krejt korruptive e nepotike te dhjetra prokuroreve te Prokruorise se Pergjithshme dhe kundervenies se tij flagrante ndaj Reformes ne Drejtesi…
    Ishte nderhyrja e tij dhe dy shokeve te tij, midis dhjetera prokuroreve te pranishem ne Koneferencen Kombetare te Prokuroreve, qe parandaloi pershkallezimin e dhunes deri ne perdorim te armeve midis Adriatik Lalles dhe Shkelqim Hajdarit!
    I kam pare me syte e mi ato skena turpi e krimi te mirefillte te Adriatik Palles, ketij krimineli qe ate dite ka kryer te pakten 7 akte te renda penale ne sy te “ajkes” se prokurorise shqiptare.
    Shihni si veproi ndaj Arben Dollapit te pakorruptueshem ky jo kriminel por edhe i paburre, i pabese e mosmirenjohes i peshtire.
    “Nuk ka bishe me te eger se sa njeriu mosmirenjohes” thoshin greket e lashte.
    Jo kryeprokurore si Adriatik Llalla, por edhe prokurore te thjeshte si ata qe bene sehir skenat flagrante te krimit te tij ne ate Konference, apo ne mbledhjen e turpshme e 15 marsit te Keshillit te Prokurorise, te tredhur e te lemerisur prej tij, nuk jane prokurora por jane proku- hora te krimit.
    A nuk ishin pikerisht disa nga ata qe votuan sipas urdherit e diktatit te Lalles edhe ne mbledhjen e tij per ndeshkmin e zerit burreror te Arben Dollapit kunder shkeljeve ligjore flagrante te tij!?
    Dhe Presidenti i PD-se Bujar Nishani, vrapoi me te katra ta dekretonte kete akt antiligjor te Lalles pa lexuar fare denoncimin ligjor e te argumentuar ne menyre shembullore e me fakte konkrete te Arben Dollapit.
    Si mundet qe Presidenti i Republikes, Kryeministri, Kryetari dhe vete Kuvendi i Shqiperise te tolerojne dhe mbyllin syte perbelle krimeve te tilla flagrante qe ne cdo vend demokratik do te ndeshkoheshin ashper e menjehere!?
    Kush eshte ( jane ) protektoret dhe tutoret e tij!?
    Pse Presidenti i Shqiperise, Kuvendi i Shqiperise nuk ndihet perballe krimeve publike te tij!?
    Kush eshte protektori dhe tutori numer nje i tij!?
    Nuk guxojne as ti permendin emrin…
    Cili eshte Padrinoja i tij ose Goodfathers ( Kumbare te krimit dhe Mafias ), sic e ka quajtur publikisht edhe vete Kumbara Tom Doshi disa here keto dy vitet e fundit!?
    Cfare i bashkon ata aq ngushte sikur te ishin vellezer siameze!?
    Mos valle fakti qe te dy jane kapur me presh ne duar, sic thote populli, me kamera, me ze e me figure ne krye te detyres se krimit ne flagrance!?
    Si e kush mund ta mbaje ne ate detyre te larte nje kriminel publik te kapur ne flagrance me ze e me figure duke share kercenuar me jete, duke grushtuar si nje rrugac rrugesh nje koleg te tij e aq me teper Sekretar i Pergjithshem i Shoqates Kombetare te Prokuroreve te Shqiperise!?
    Tutoret e protektoret politike te tyre jane Padrino e Kamorra qe kane kthyer Shqiperine ne nje shtet pa sovranitet
    A mund te kete sovranitet shteteror pa nje shtet ligjor!?
    A mund te kete sovranitet e shtet me nje drejtesi te kriminalizuar nga koka tek kembet, nga kryetari i shtetit e KLD-ja e deri tek rojet e portieret e gjykatave dhe prokurorive!?
    A mund te kete sovranitet shteteror me nje kryeprokuror qe ben haptazi kryavokatin e krimit!?
    Kryeprokuror si Adriatik Llalla eshte nuk jane prokurora Ligji por kryehora Krimi
    Nodal ju Zoti Lu dhe ju Zonja Vllahutin, SHBA dhe BE jeni shpresa e te gjithe shqiptareve per shtet ligjor e sovranitet te vertete shteteror e ligjor ne Atdheun tone te bukur e teper te shtrenjte!
    Ju po deshmoni hapur se e doni dhe punoni per shtetin shqiptar me shume se keta politikane zuzare shqiptare, kusare e vrastare!
    Mesazhi madhor i mikes sone te madhe e te sprovuar Hillari Klinton dhe i Washingtonit dhe i Brukselit “Duajeni vendin tuaj te bukur” ka rene ne veshin e shurdher te politikes antishqiptare te atdheshitesve te politikes shqiptare!
    Faleminderit per mesazhet tuaja te sinqerta e shprsedhenese…
    Miku i mire ti thote kater te vertetat hapur, sy ne sy e balle perballe, thote sovrani yne… Ndryshe ai nuk eshte mik!

    Ilir Gramshi, Kanbera, Australi

  23. Lulbasha says:

    KRYEPROTEKTORI I KRYPROKUHORIT ADRIATIK BALLA

    Kush tjeter pervec Ilir Metes 75 per qind
    Sali Berisha 25 per qind.

  24. Haxhi Qamili, prijës i shqiptarëve... says:

    Shqipëria, një kope me bagëti…dhe ne presim të bëhet shtet….???!!! O Zot, pse ikën Italianët në ..43-shin…???!!!

    1. ak47 says:

      Mire italianet, po me gjermanet cpatem, do ishim qe na 44 ne Evropi….

  25. loni says:

    Dmth. Zoti Xhafaj i kujton prokurorit te pergjithshem : kur te beni detyren tuaj ne rregull ,atehere mund ti kerkoni llogari policise ,shume mire zoti xhafaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje