Në një kohë kur qeveria shqiptare ka nisur rikonstruktimin e Urës së Bunës, të cilën bashkia Shkodër e kishte lënë në mëshirë të fatit prej vitesh, punonjës të Bashkisë, kanë braktisur punën dhe kanë ardhur në Tiranë për të bllokuar rrugët.
Para pak javësh ishte kryeministri Edi Rama që kritikoi kryebashkiaken Voltana Ademi për lënien pas dore që i ka bërë qytetit dhe veçanarisht Urës së Bunës.
Voltana e ka nxjerrë administratën të bllokojë rrugët e vendit, krah PD-së. Pra jo vetëm që nuk bëjnë asnjë punë, por edhe prishin punë për qytetarët.
Burime për lexo.al bëjnë me dije se, Greta Bardeli (burri i të cilës është në hetimin tatimor të Shkodrës) kryetare e Këshillit të qarkut; Xhemal Bushati – kryetar i Këshillit bashkiak (burri i drejtoreshës së gjimnazit 28 Nentori); dhe të tjerë punonjës të bashkisë në audit, ujësjellës etj, i janë bashkuar sot bllokimit të paligjshëm të rrugëve, duke braktisur detyrën që kanë marrë për t’i shërbyer shkodranëve.
Sot, Ekspertët xhenierë të FA po rregullojnë urën me paratë e financuara nga FShZh.
Më poshtë edhe fotot që faktojnë prezencën e administratës së Voltanës në bllokimin e rrugëve ku siç e pamë, ambulancat me të sëmurë mbeteshin në trafik.
Forcat e Armatosura nisin rikonstruktimin e urës së Bunës, Kodheli e Bushati ne perurim
Xhenierët e Forcave të Armatosura në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, nisën sot rindërtimin e urës së Bunës në qytetin e Shkodrës.
Në fillimin e punimeve ishte e pranishme ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila shoqërohej nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, zëvendësministri i Kulturës, Zef Çuni dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Në fjalën e saj, ministrja Kodheli e konsideroi urën e Bunës si një ndër urat më të bukura dhe me vlera historike, jo vetëm për Shkodrën, por për të gjithë Shqipërinë. Për rikonstruksionin e kësaj ure, Kodheli vlerësoi ministrin Bushati, këmbëngulja e të cilit tha ajo, ka bërë të mundur lëvrimin e fondit të nevojshëm për rindërtimin e saj.
“Na është dashur shumë pak për t’iu përgjigjur pozitivisht insistimit prej disa ditësh të qeverisë shqiptare, për të nxjerrë paratë e nevojshme për të bërë rikonstruksionin e urës. Pa shtytjen e ministrit Bushati edhe të qytetarëve shkodranë, realisht nuk do të ishte bërë e mundur që punimet për këtë urë të fillonin kaq shpejt.”- tha ministrja Kodheli, e cila nuk la pa falënderuar edhe gatishmërinë e Forcave të Armatosura, edhe pse siç theksoi ajo, ura nuk është pronë e Ministrisë së Mbrojtjes, por e pushtetit lokal.
Nga ana e tij, ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati falenderoi Ministrinë e Mbrojtjes, Forcat e Armatosura dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit për kontributin e dhënë jo vetëm për rindërtimin e urës së Bunës, por edhe në realizimin e një projekti ambicioz për të gjithë atë zonë.
“Në fakt ishte një zotim që së bashku me kryeministrin e morëm para 10 ditësh kur kishim një bashkëbisedim me të rinjtë në Shkodër. Është një projekt i cili është më ambicioz sesa kjo që prezantohet sot. Sot jemi thjesht në fazën e parë ku shpresoj për 4 ose 5 javë ne do ta bëjmë urën të kalueshme. Do t’i japim mundësi qytetarëve të Shkodrës në radhë të parë, por edhe të tjerëve që dëshirojnë të vizitojnë Shkodrën edhe bukuritë rreth e përqark liqenit.”- tha ai.
Punimet për rindërtimin e urës së vjetër të Bunës, e cila është e gjatë 166 m, priten të zgjasin rreth një muaj. Duke qenë edhe monument kulture, e ndërtuar mbi një shekull më parë, mbi urën e Bunës nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve.
ketame duken si homo, sif cfare fytrash pa nje fije qime kane
Piknik,piknik ne tirane… i shikoje te qeshura dhe buze gaze ,zakonishte ne protesta njerzit jane te revoltume…!
Popull koti,pa karakter dhe ideale.
Keto e dine shkeljen e ligjit nje sport, procedojini dhe do te shihni si do te qeshin me vone.
Dikush don ure dikush k…
Varese floriri, syze firmato, bravo populli per demonstraten!.
Nese nje gje e tille ndodhte ketu ku jemi ne, e kishe vendin atje ku jane kriminelet.
Po kto jane ato mbetjet e qeverisjes berisha.njerez te shitur te leku dhe pa ideals.. .
Oh sa bukuri ka “tufa” ,sa gaz sjell “bagetia”,vijne porsi “blete” e plote, i “bekofte “Salia!
Hahaha … ?
Bukur ia ke recituar varjget, bagetive te Salih Karaxhiçit. ?