VIDEO/ Pamje pas vrasjes në Sukth, makina e viktimave u përplas me një mjet tjetër

25 Prill 2017, 14:29Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë është shënuar në autostradën Tiranë-Durrës, teksa dy persona janë qëlluar me kallashnikov dhe kanë mbetur të vdekur në makinën e tyre, raportojnë qytetarët.

Qytetarë në vendngjarje kanë shkruar pranë JOQ se një makinë ka ndaluar duke i bërë pritë tjetrës dhe më pas ka shtënë drejt saj me kallashnikov dhe viktimat janë dy djem të rinj.

“Përshëndetje JOQ! Sapo ndodhi një vrasje në autostradën Tiranë-Durrës pranë Sukthit. Po presim Policinë sepse janë dy të vdekur nga breshëritë. Nuk kam mundësinë ta shikoj mirë por xhamat ishin me gjak dhe ka pafund njerëz dhe makina të ndaluara. Makina e qëlluar me armë është përplasusr më pas nga një makinë tjetër. Di vetëm që jetojmë në Kolumbi”, përfundoi qytetari për JOQ.

 

2 komente në “VIDEO/ Pamje pas vrasjes në Sukth, makina e viktimave u përplas me një mjet tjetër”

  1. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

    lufte midis moçalorve . perpara moçalor vrituni sa ma shum

  2. agron says:

    ky person akuzohet edhe per dekonspirim te operacionit policor kunder lojrave te fatit qe sollen shume pasoja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje