Ilir Meta: Po presim PD-në për zgjidhje, por jo me ultimatume. Pas refuzimit të Bashës, takohet me Nishanin

26 Prill 2017, 22:55Politika TEMA

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka deklaruar se është akoma në pritje që opozita të reflektojë për të gjetur një marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Pas mbledhjes së tryezës me partitë parlamentare, ku opozita refuzoi të ishte e pranishme, Meta tha se mazhoranca i ka bërë disa oferta për të krijuar një klimë besimi dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

“Janë bërë përpjekje të rëndësishme dhe serioze dhe nuk po demonstrohet vullnet nga ana e Partisë Demokratike për një proces normal dhe demokratik, siç e meriton vendi dhe shoqëria dhe kjo është për të ardhur keq, – u shpreh kryetari i Parlamentit. – Si kreu i Kuvendit kam bërë të gjitha përpjekjet për të vendosur dialog, që nga dita e parë e vendosjes së çadrës dhe e protestës së opozitës. Por është për të ardhur keq që opozita e kanalizon dialogun me ultimatume”.

Meta u shpreh se priste një reagim pozitiv nga opozita pas disa propozimeve të bëra ditën e djeshme me ndërmjetësimin e negociatorëve.

“Janë bërë disa hapa të rëndësishëm para nga ana e mazhorancës  aktuale për të krijuar një klimë besimi, por opozita nuk ka reaguar, gjë që nuk do t’i shërbejë as asaj vetë, – vijoi Meta. – Ne nuk duam të bëjmë asnjë veprim pa opozitën, ndonëse duhet të ishte ajo opozitë që kanë nevojë të gjithë qytetarët shqiptarë. Jemi duke pritur Partinë Demokratike në këtë proces, mendoj se i janë bërë mjaft oferta dhe duhet të tregojë vullnet për të marrë pjesë në këtë proces”.

Kriza politike, Meta takon Nishanin në Presidencë

Kreu i Kuvendit dhe i LSI, Ilir Meta ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me presidentin e vendit, Bujar Nishani.

Takimi vjen pas një dite të ngjeshur me negociata mes klasës politike dhe faktorit ndërkombëtar.

Kriza politike në vend duket se do të jetë tema kryesore e takimit mes kreut të Kuvendit dhe kreut të shtetit.

2 komente në “Ilir Meta: Po presim PD-në për zgjidhje, por jo me ultimatume. Pas refuzimit të Bashës, takohet me Nishanin”

  1. Apo jo? says:

    E mo Like po te merr Lulushi dhe ty me vete ne gremine.
    Pa PD ne zgjedhje ti kalon ne opozite e nuk mbohesh dot nga vettingu, qe te del ne enderr cdo nate.
    Prano te behesh president te shpetosh bythen tende te pakten.

  2. astrit says:

    Une nuk e di se c’kerkon nga Nishani ky, kur sot mund te zgjidhet presidenti i ri?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje