Raundi i tretë nesër për Presidentin, Rama-Meta takim pas negociatave të dështuara

26 Prill 2017, 10:07Politika TEMA

Një ditë pas negociatave pa rezultat të ndërmjetësuara nga zyrtarët e BE McAllister dhe Fleckenstein, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta janë takuar sërish mes tyre.

Takimi mbahet në zyrën e Metës në Kryesinë e Kuvendit.

Në fokus të takimit është situata politike dhe diskutimi i hapave të mëtejshëm të mazhorancës pas refuzimit të propozimeve të zyrtarëve të BE për zgjidhejn e krizës nga ana e opozitës.

Ndërkohë ditën e nesërme është raundi i tretë i zgjedhjes së presidentit. Nuk dihet ende nëse edhe ky raund do të digjet pa çuar asnjë emër konkret në votim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje