Edi Rama: Pse nuk e dorëzova postin e kryeministrit

27 Prill 2017, 21:38Politika TEMA

69 ditë pas nisjes së protestës së opozitës, duket se situata politike ka hyrë në një fazë finale të zgjidhjes së koalicionit të një krize që zgjat prej gjashtë muajsh, ku Ilir Meta është thuajse zyrtar si kandidat për President.

Dita ka qenë e ngjeshur dhe e mbushur me ngjarje të tjera. Në Francë u lirua Ramush Haradinaj, në Mal të Zi, Tuzi u shpall Komunë më vete në një votim historik, ndërsa në Maqedoni Talat Xhaferri u bë i pari shqiptar që zgjidhet në krye të Kuvendit vendas, çka ka shkaktuar edhe trazira në Shkup, aq sa është goditur vetë kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, që u shfaq i gjakosur në mediat maqedonase.

Për të gjitha këto dhe të tjera, sonte në Top Story është i ftuar kryeministri Edi Rama.

Sokol Balla: Mediat kanë njoftuar për aktivitete kundër Shqipërisë me origjinë nga Shkupi dhe Athina, shqetësim?

Edi Rama: Unë e kam thënë dhe nuk është sekret. Shqipëria nuk ka vetëm miq dhe partnerë të çmuar, ka edhe forca, shtete që nuk është se ja duan fort të mirën dhe që mund të përfitojnë nëse ju krijohet hapësirë për të nxitur tundimet e brendshme destabilizuese. Por dua që të gjithë ta kenë të qartë se shqipëria nuk kthehet më 20 vjet pas dhe se nuk ka shans asnjë forcë brenda apo jashtë shqipërisë që të destabilizojë vendin dhe të bllokojë shqiptarët që të vazhgdojnë rrugën e nisur dhe ta pengojnë shqipërinë në rrugën e nisur.

Sokol Balla: Ju shtuat zërat kundër me intervistën tuaj dhënë për “Politico”, ju kritikoi edhe Vuçiç.

Edi Rama: Aleksandër Vuçiç di të lexojë shumë mirë dhe intervista ime ka qenë shumë e qartë dhe lehtësisht e kuptueshme për të gjithë ata që nuk duan të shfrytëzojnë për ta kthyer në një arsye për t’i fryrë zjarrit të ndasive. Unë nuk kam thënë që e dëshiroj, por kam thënë që do të ishte tërësisht e padëshirueshme që për shkak të bllokimit të proceseve integruese të rriteshin forca nacionaliste dhe të kërkonin rrugë të tjerë. Nga kjo kam përjashtuar veten dhe PS si dhe forcat aktuale në skenën shqiptare si forca që kërkojnë një rrugë tjetër. Secili i lexon gjërat sipas mënyrës së tij.

Sokol Balla: Komisioneri Hahn ju dha notën katër politikanëve shqiptarë këtu dhe në Kosovë për këtë. Ju personalisht e shihni bashkimin me Kosovën si një opsion?

Edi Rama: E shoh si të pashmangshëm, por në rrugën e bashkimit me Europën. Nuk kërkojmë që të bëjmë të mëdha gjëra më të vogla. Nuk jemi këtu me këtë mision. Misioni është që ta bëjmë shqipërinë dhe kosovën pjesë të familjes europiane. Ky është shqetësimi ynë, që BE të ketë një qasje strategjike.

Sokol Balla: Karl Bildt tha fjalë për fjalë se Shqipëria është në prag shkrirjeje politike dhe rrezikohet nga kaosi…

Edi Rama: Unë mendoj që përgjigjja ime për Karl Bildt është që unë besoj që Shqipëria do të jetë më e fortë dhe jo më e dobët çdo ditë dhe çdo vit. Kjo lidhet me faktin se vetë shqiptarët e kanë zgjedhur rrugën e tyre europiane dhe të stabilitetit.

Sokol Balla: Si mund të flitet për stabilitet kur opozita nuk merr pjesë në zgjedhje?

Edi Rama: Në vend po bëhen reforma që duhet të ishin bërë vite më parë dhe sot i paguajmë një çmim një reforme që nuk u bë kurrë dhe ne e ndërmorëm me guxim, që u mbështet dhe mbështetet nga miqtë tanë dhe që është një detyrim themelor nëse duam të bëhemi një vend në europë. Ky është cmimi i reformës në drejtësi. Në këtë rast nuk jemi në kushtet e një revolte popullore, jemi në kushtet e revoltës së një elite politikike dhe gjyqësore që ndjehet tmerrësisht e kërcënuar dhe të lidhur po përpiqen në një luftë për mbijetesë. Kjo nuk është ajo që thuhet. Sot Partia Demokratike është marrë peng nga drejtuesit e saj dhe ka një problem shumë të madh me reformën në drejtësi.

Sokol Balla: Pse nuk dorëzuat postin e Kryeministri me votimin e Vettingut?

Edi Rama: Nëse do të ishte një karrige që do e kisha marrë nga shtëpia do ta kisha falur atë karrige dhe më shumë se aq. Por këtu bëhet fjalë për përgjegjësi ndaj atyre që më dhanë mua mundësinë që të jem kryeministër i këtij vendi. Çfarë do të mendonin ata nëse unë do të thoja hajd se po iki? Sigurisht që është anomali dhe dramatike të shohëh një parti që të kthehet në një alternativë frike nga drejtësia, por kjo nuk është lojë.

10 komente në “Edi Rama: Pse nuk e dorëzova postin e kryeministrit”

  1. EDSCOBARrama says:

    MALLKUAR QUMESHTI I NENES…TRADHETAR DHE MAFJE E POLITIKES

    1. Bushi says:

      Edscoba! Ti hash koqen e mutit Edi Rames.Ai nuk eshte tradhetar,por eshte Basha dhe Berisha,qe i shiten 350 km det greqies.Kjo eshte tradheti kombetare,dhe denohet me ligj e me kushtetute,o injorant.

    2. Bushi says:

      Edi Rama eshte kryeministri me i mire deri sot.Ai do jete edhe me vite te tjera kryeminister.Ata qe e kane inat,te pullcasin.

  2. DETARI [email protected] says:

    Ky eshte gjigandi Edi Rama !

    Ta mesoje kush nuk e di……..!

  3. Landa says:

    ???????????????????????????????

  4. like says:

    Nje drejtues duhet te jete i pergjegjshem per aktet e veta, por mbase detyra me kryesore eshte te beje te tjeret pergjegjes. Faktikisht opozita kete perpiqet te arrije. te anashkaloje pergjeqsite e veta duke futur ne llumin e saj kedo. a do te gjeje KM mbeshtetjen e forcen e duhur te mbaje betimin qe ka bere kur u ul ne ate karrige? nganjehere duhen veshur edhe fustane grash per te permbushur strategjite. mos harrojme kush shante “gjarpinjt e kuq” per te na hedhur hi syve.

  5. Lulushi says:

    RAMA!
    EU dhe USA,është me ty!!????????????????

  6. return of saint says:

    Cfare Athine thua o mostruoz keni 70 vjet qe manipuloni ate popull greqia eshte vend I Natos se bashku me turqine qe nga 52 partnere besnik te SHBA klikes tuaj 70 vjecare po I vjen fundi merni cantat dhe ikni ne urale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje