Në një postim të tij, ish- studenti i “Dhjetorit”, Ardi Stefa, njofton dorheqjen nga LIBRA, parti e Ben Blushit, duke theksuar se është zhgënjyer nga qëndrimet e saj dhe se po krijohet një parti identike me ekzistueset.
Ja postimi i tij i plotë:
Te dashur miq!
Nga mbrëmë nuk jam më pjesë e LIBRA-s. Nuk jam më pjesë e partisë, për të cilën mendova dhe besova tek një parti që vrau Frikën e përqafoi Lirinë…
Që përbuzi Frikën…
Që Lirinë nuk e shihte thjesht tek një iPhone 7, Samsung Galaxy s7 apo makinë e fundit.
Që pëlqente Lirinë reale.
Besova te një parti që nuk do të na linte të sorrollateshim nga Frika te Liria e, përsëri te Frika…
Tek një parti që do të kishte moral dhe emancipim qytetar e europian, të paktën në këto zgjedhje.
Por sot, të gjitha ato shpresa dhe ëndrra që ushqeva rezultojnë pjesë e Mashtrimit të Madh dhe të një ambicieje që duke përdorur gjuhën e bukur sjell frymën e partive të vjetëruara që sulmon.
Morali dhe parimet po zbehen dhe po krijohet një parti identike me ekzistueset.
Kam me dhjetëra, qindra miq të mi te LIBRA, të cilët i besojnë një ideali, atij ideali të cilit i besoja edhe unë. Këta i respektoj. Frymën që po mbillet e kultivohet tek LIBRA absolutisht JO!
Vendimi ishte shumë i lehtë për t’u marrë!
Sepse unë vazhdoj të ngelem romantiku e idealisti i pandreqshëm.
Sepse unë nuk dua të bëhem ombrella e askujt e as t’i bëj hije kurrkujt!
Integriteti, morali, personaliteti dhe dinjiteti im qëndrojnë shumë më lart se ambiciet politike të çdokujt.
E kam treguar veten!
E kam treguar veten që “më shumë se partinë dua Shqipërinë”!
E kam treguar veten që kam qenë gjithmonë në vijën e parë kur në 1990 isha firmëtar i themelimit të Partisë Demokratike në Shqipëri dhe themelues i degës së Vlorës.
E kam treguar kurajon time politike e qytetare në Grevën e Urisë, si pjesëmarrës aktiv dhe jo si i fotografuar “pas pilafit”.
E kam treguar kurajon time politike e qytetare në vitin 1997, kur i ktheva dekoratën ish-presidentit Berisha. Dhe, më besoni, në atë kohë duhej vërtet guxim ta ktheje Medaljen e Trimërisë. Atë medalje që ma kishin dhënë dhënë si shenjë të njohjes së kontributeve të mia, kontribute që me dhimbje konstatoja se u flijuan (nga shumë prej atyre që sot mbeten dashnorë dhe adhurues të partive të tyre).
E tregova kurajon time qytetare, atdhetare e politike, kur iu bashkova të vetmes gazetë në gjuhën shqipe në Athinë për mbi 15 vjet.
Asnjëherë nuk isha i kulisave, i prapaskenave. Isha i drejtpërdrejtë dhe kjo më penalizoi gjithmonë.
Dhe asnjëherë nuk kërkova asgjë. Qëndrova i heshtur. Si shumica e atyre që e duan vërtet Shqipërinë dhe jo partinë.
Por Shqipëria, fatkeqësisht, NUK BËHET!
Nuk bëhet, sepse i përkas një mase të pafundme njerëzish që përbëjnë atë që rëndom quhet “shumica e heshtur”, të asaj mase që prisja se te LIBRA do të merrte zë dhe do ta ngrinte zërin zërin. Kjo shumicë e heshtur (siç shkruan edhe miku im Robert Goro) ka si kredo mentalitetin që në vegjëli na e kishin mësuar me një fjalë të urtë, “kalliri që ka bukë e mban kokën ulur”. Me modestinë tonë, ne e kemi ulur kokën, ndërsa mbi kryet tona livadhisin kallinjtë e pabukë; ata që duket sikur përfaqësojnë shumicën, por në të vërtetë nuk janë veçse një minorancë e papërfillshme.
Thjesht, janë vetëm ata që shfaqen e duken gjithandej: në zyra ministrore e partiake, në tribuna mbledhjesh të mërzitshme, në ekrane televizionesh e faqe gazetash… E duke u riprodhuar në progresion gjeometrik ngjan sikur janë shumica.
Por fatkeqësisht këta janë shumica. Janë shumica që ushqehen nga falsiteti, mediokriteti dhe ambicia e atyre që janë në krye dhe imponojnë frymën e partive të vjetëruara, pasi nga brumatriçet e tyre kanë dalë.
Dhe kjo është fatkeqësia e politikës shqiptare dhe e të ardhmes së Shqipërisë.
Personalisht, pavarësisht se shkruaj, ndiej e veproj si romantik i pandreqshëm, mendoj si realist. Dhe realistët, zakonisht janë cinikë.
Do të doja që moralin, sidomos në politikë ta ndaja në dy lloje.
Në moralin e bindjes (besimit) dhe moralin e përgjegjësisë. Bartësi i moralit të besimit udhëhiqet nga disa bindje e vlera, të cilat i ndjek besnikërisht dhe pa shmangie, pa u interesuar për pasojat e ndryshme.
I dyti, bartësi i moralit të përgjegjësisë, është ai, i cili vepron duke përllogaritur pasojat e veprimeve të veta, duke njohur faktin se mban përgjegjësi për to, duke ditur faktin se mund të ftohet të japë llogari për ato ç’ka bëri.
Atëherë shtroj pyetjen: A ka moral politika?
Padyshim që po. Ka moral, ka edhe etikë.
Të dashur miq, dhe ju nuk jeni të paktë, të paktën këtu në Vlorë.
Më vjen keq që konsumova fytyrën time, reputacionin tim, kohën time për diçka që është e destinuar të dështojë, pasi do të hyjë në ingranazhin e partisë nga doli.
Ju kërkoj edhe juve ndjesë që besuat tek mua.
Tani ju kërkoj të rishikoni qëndrimin tuaj, në përputhje me vendimin që unë kam marrë.
Retorika të josh për momentin, të ekzalton, por shumë shpejt retorika ia lë vendin veprimeve dhe veprimet zbulojnë natyrën, karakterin e vërtetë dhe synimet e folësve.
Prandaj vendimi im është i parevokueshëm për t’u larguar nga LIBRA.
Vendimi im është vendimi im. Do të doja të isha i gabuar, por kam frikë se nuk jam, pasi ende besoj tek morali, ideali, pastërtia, ndershmëria.
Ju falenderoj për durimin që patët për të më lexuar dhe ju kërkoj ndjesë që ju bëra pjesë të iluzionit tim.
Nga sot i përkushtohem jetës akademike, nxënësve e studentëve të mi.
Do të doja t’ju thosha që kjo Shqipëri bëhet, por jo NUK BËHET!
Por cfare mendove ti se do behej Shqiperia me Blushin, apo Sonilen, apo kpmani qe per inate personale nuk duan tja dine per Shqiperine qe ajo te behet ? Cfare ideali do gjeje ti tek Blush & compani, qe nuk kane bere asgje dhe asnjehere per kete vend, por nderkohe jane pasuruar dhe bejne duvane e tjetrit,
Ti shiko punen tende, por shiko edhe Rilindjen se cfare po ben per Shqiperine, sa per ben blushin harroje, kurre nuk ben dot pune ai njeri, edhte tipik dembel, mashtrues, llafazan, dhe kur ja ka dashur qejfi eshte terhequr dhe ka bere romanet t tij te “| famshem” qe nuk te vjen ti lexosh.
Ardi,please don’t do it,please…hajde Guri,se do te na rrahin…
Okay ! Po mos qaj dhe mos u trego cinik per gjerat qe skane filluar akoma… Mburrjet se cke qene dhe cke bere le ti bejne te tjeret… Nqs vertet je i zoti merre drejtimin e kesaj force vertet me fytyre perendimore bashkekohore dhe na bej ndonje gje te re… po sic duket cinizmi te ben qe edhe studentet te te degjojne me bezdi ….
Mendo se cmund te beje ti per kete foshnje dhe jo te prisje se cdo bente foshnja e porsalindur per ty karafil….
Je vetem nje agjent ,i paturpshem ,qe luan rolin . Partia e Blushit eshte shume larg nga ajo e PS . Te gjitha keto i ben per te hequr besimin e simpatizanteve te tij.
Personalisht nuk jam me Blushin , por ai eshte shume here me i mire se dallkauket e tjere politikane .
.
Agjent jane, biles shume te rrezikshem dhe anti-Shqiptare me RRENJE
Gjynah te merresh ti me edukim. Nga c’ka shkruan, duket qe je nje sharlatn egoist me nje mungese te llahtarshme morali. Fillon te flasesh per LIBRAN dhe perfundon me elozhe per veheten, qe dhe beluli do te kishte zili. Patjeter qe shqiperia nuk mund te behet me njerez si ty.
… a ke qënë me studentët e dhjetorit..?!?.. varja.. se studenti rri tek mësimet jo tek aventurat… dhe meqënëse aventurat nise me aventura po na justifikohesh… nuk rregullohet shqipëria me shkatërrime dhe me romantikë… je pjestar me përqindje më të madhe se ne pasivët për shkatërrimin ekonomik moral e social të popullsisë.. je haber..
O Ardit mos te vuri Blushi te 141 ne listen e kandidateve per deputete??? Kete na thuaj o i bekuar. Na shkruajte per Belul Gjeraqinen sa na lodhe por ti vdes per nje cike magazinier (me fal depulesh)
Shqiperia gjithmone ka patur nevoje per njeres te forte e jo qaramane.
Prandaj nuk ka humbur, se per fat te mire nuk i mungojne trimat.
Po ti ,kur nuk ke kuptuar deri tani nga te drejtohesh, megjithe deshiren e mire, s’ke per ta kuptuar me.
Mos ja hidh fajin Shqiperise, por rritu, piqu aq sa te dish te zgjedhesh shoket.
Ke kap nonji dore lek na rama ti shoku
Personalisht mendoj se Shqiperia nuk behet vetem nga shqiptaret, megjithate po te votoja do te preferoja me mire Blushin, Bojaxhiun, ndoshta dhe Dash Shehin, nese del me vete.
E keni vene re se si Mero eshte gati per ti denigruar kritiket e Rames? Ndersa aleatet e tij i mbron edhe pse shpesh jane te inkriminuar. Po me Meten pse e dredh kaq shume?
Hahahaaaaa sa kam qeshur me kete tipin Ardi Stefa, dhjet…. po kush pyet per keta aguridhe te perkedhelur e anoninime te kesaj dynjaje? Tema po na e paraqet sikur ky Ardi Stefa te jete nga ata trima te shoqerise civile si Sazan Guri, Lavdosh Feruni, Kastriot Frasheri a Altin Goxhaj me Kozara Katin etj te cilet kane qene per me shume se nje dekade ne mbrojtje te ionteresave publike, ndersa ky Ardi duhet te kete bere vetem nje pune te kete bere plazh, te kete ngrene e te kete dhjere. Po ku pyet Ben Blushi per keta Ardet e perkedhelur qe i ble Edi Rama si qepujkat ne tregun e Roskovevit.
Blushi ka qene ne tave. Ishte minister i pushtetit lokal, miniater i arsimit. Cfare beri?! Nje vere ne uje.
Tani mendoj se aspiron keyeministrin se pas tij fshihet Nanoja se e ka kusheririn e te jemes.
Blush nuk je i besueshem, je shume vone per te marre keto pergjegjesi per te ndrequr Shqiperine. E kishe rregulluar se paku ate pjese qe te eshte besuar, por nuk e bere dot.
Hesht me mire dhe vazhdo shkruaj libra. Lere kete milet te cfilitur rehat ti e te tjere.
S’kisha nder mend te komentoja, por kur pashe komentet e bythelepiresve qe s’mungojne askund, them se Ardi Stefa meriton respekt. Fusha jone politike eshte bere nje bordello e vertete qe me particken e Blushit shton vetem eren e keqe. Respekt Ardi Stefes dhe mos e caj trapin nga qente qe lehin portaaleve. Ata qe te njohin nga afer, e dine mire se plehrat e Liibres s’te ngjiten dot as tek thembra e kembes.
I LIR NE MENDIME
ME TE VERTETE PER TE …..QESHUR, JO PER TE GJITHE SE GJIHESECILI KA MENDIMIN E TIJ DHE SIPAS MENDIMIT MBAN EDHE QENDRIMIN, BEN EDHE KOMENTIN. POR KY KOLA QE SHKRUAN NE KETO PORTALE E QUAN VETEN QEN QE LEH PORTALEVE HAHAHAHAAHAH SA PER TE … QESHUR !
O shoku ky eshte dhe problemi yt me i madh, se beson te partite. Partite nuk jane per njerezit inteligjente, por per delet e kriminelet. Hajt mos u merzit dhe ta gezoni Presidentin e ri, Ilir Blloku Meta.
Plak nuk e kuptova arsyen pse ke ikur
Partia e Blushit? Shih e shkruaj Blushin,ai prishi familjen e tij,dhe ne te presim te rregulloje Shqiperine!!!!!!!!!!!!!!!!.E kemi pare e provuar Blushin qe sberi asgje ne 25 vjet ,vetem shkroi libra per hesap te vet . KY ESHTE BLUSHI I” LIBRAS”
Shqiperia nuk do behet kur ti dezerton gjithmon nga froti i Luftes politike.
Rri mbyllu ne depresionin dhe krenoju deshtimet qe ke bo.
iku po ku ikiu?
ha haaa !!!
qenka mllefu edhe ky syniti “I ri” nga vendi synit shqiptar…
sikur po na thot nanji gjo t re. s bohet shqipnija.
zbulim I madh ! cmimi nobel per shqiptaristike.
gjith bota e di tash e shekuj me rradh dhe e shef perdit edhe me shum se ata njers djaj me flamur me dy brir,s bejn dot shtet.
shifni se ca ju bojn shqiptarve n maqedoni! se don kush djallin shejtan qoftlarg t ju rri mbi kry! e rrahen!
kurse ky “dhjetoristi” I dhjer ne dhjetor dhjermi po na “zbulo” tash qe shqiptart janmajmuna. sepse majmunat s bejn dot shtet.
shko pyet darvinin o cun. ai ta tregon me shkenc pse shqiptart sbejn dot shtet.
sepse jan msu me rrojt n shpella.
shteti ka shtpij.
shqiptart edhe kur I ndertojn tash I bejn si shpella. me mure te larta qe te imitojn vetmi qetsin sigurin e shpells.
Pse tani e more vesh qe shqiperia nuk behet?ate e dine edhe cobanet ne mal!