Lirimi i Haradinajt/ Reagon ashpër Vuçiç: Vendimi i gjykatës ishte qesharak

27 Prill 2017, 13:48Rajoni TEMA

Kryeministri serb, Aleskandar Vuçiç ka thënë se vendimi i gjykatës për lirimin e Ramush Haradinajt ishte qesharak, për të mos thënë i pikëlluar ose i trishtuar.

Ai ka thënë se ekipi ligjor i Serbisë do ta analizoj vendimin e gjykatës franceze dhe së shpejti do bëhen të ditur hapat e tjerë.

Vuçiç theksoi se Serbia ka dorëzuar një dokumentacion gjyqësor të plotë për ekstradim. Ai ka shtuar se pika e katërt në vendimin e gjykatës është kryesorja pasi në të thuhej se ekstradimi kishte pasoja të rënda për Haradinaj, shkruan Lajmi.net.

Sot Gjykata e Apelit në Colmar refuzoi kërkesën e Serbisë për ekstradimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

 

1 komente në “Lirimi i Haradinajt/ Reagon ashpër Vuçiç: Vendimi i gjykatës ishte qesharak”

  1. Labi says:

    Sigurisht që do e lironin , u pëlqen apo jo serbëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje