Lirohet Ramush Haradinaj, Franca rrëzon kërkesën serbe

27 Prill 2017, 09:18Rajoni TEMA

Gjykata franceze në Colmar ka rrëzuar kërkesën e Serbisë për ekstradim duke liruar Ramush Haradinaj.

Pas njohjes me të gjitha provat që depozitoi Serbia ndaj ish­Komandantit të UÇK, gjykata vendosi të mos i marrë në konsideratë.

Kështu pas 4 muajve në Francë, kreu i AAK sot do të rikthehet në Kosovë. Ramush Haradinaj u ndalua nga data 4 janar e këtij viti në bazë të aktakuzave të vitit 2004 nga shteti serb akuzohet për krime lufte.

Ramush Haradinaj qe arrestuar edhe në vitin 2015 në Slloveni, po në bazë të një fletë­ arresti të Serbisë.

Ai ishte mbajtur për disa ditë në arrest në Lubjanë dhe më pas ishte liruar. Haradinaj është gjykuar dy herë në Hagë, nën akuzat për krime lufte, por ai dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës, më 8 mars të vitit 2005, vetëm disa muaj pas marrjes së detyrës, për t’u dorëzuar vullnetarisht në Gjykatën e Hagës. Në vitin 2008 u shpall i pafajshëm.

Po ashtu, një proces tjetër ndaj tij ishte iniciuar po në Hagë, por sërish qe shpallur i pafajshëm në vitin 2012, duke u liruar nga të gjitha akuzat që e ngarkonin për krime lufte.

4 komente në “Lirohet Ramush Haradinaj, Franca rrëzon kërkesën serbe”

  1. Genti says:

    Kjo eshte dhurata me e mire qe gjykata franceze i beri djalit te Ramushit per ditenlindje! Komandant mire se vjen ne atdhe dhe kur te kthehesh kalo dhe nga Tirana!

  2. Albani says:

    France je t’aime

  3. toni says:

    Drejtesia perseri triumfoi. Urime Ramush dhe vetem lajme sa me te mira per Shqipetaret nga sot e tutje !!

  4. Hajro Limaj says:

    E me ne fund i thirri mendjes edhe FRANCA. Haradinaj perseri i lire ,sepse nuk mund te kishte rruge tjeter.Haradinaj, simboli i luftes clrimtare te Kosoves,biri i kombit shqiptar rikthehet midis nesh.Ne gezojme se se bashku me juve.Juve luftuat per liri dhe liria te takon edhe ty i nderuari Haradinaj.Edhe une isha krah jush ne luften heroike te Kosoves.Bllokova kalimin e 17 anijeve ushtarake ruse ne Bosfor qe kerkonin te vinin ne Adriatikun Verior per te goditur avionet e NATO-s qe bombardonin ushtrine serbe ne Kosove,organizuam goditje e te gjitha mjeteve te blinduara serbe qe kishin rrethuar ne gryk malet e Kosoves para nderhyrjes se NATO-s,hapem koridoret e reja ajrore nga Turqia….
    Luftuam se bashku edhe pa u njohur nga afer sepse kombi kerkonte lirine e tij te gjysem humbur,kosovaret kerkonin clirim dhe askush prej nesh nuk mund te flinte i qete per kombin……
    Hajro Limaj
    Drejtor i Institutit te Politikave te Sigurise Kombetare (OJQ)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje