Fotografi bëri 1’200 shkrepje në pllaka Agfa-Chromo-Isorapid; 191 prej tyre dolën në një album me emrin «Jugosllavia. Sllovenia, Kroacia, Dalmacia, Mali i Zi, Hercegovina, Bosnja, Serbia. Peisazh, arkitekturë, jetë popullore», i cili u botua në Berlin më 1926 në shtëpinë botuese «Ernst».
Hielscher donte të krijonte diçka më shumë se kartolina. Imazhet e tij të qasin në jetën e fillimeve të federatës mbretërore, e cila edhe atëbotë në përditshmëri thirrej Jugosllavi.
Një projekt politik, që siç thekson media zvicerane që e sjell një seri të këtyre imazheve «watson.ch», megjithatë dështoi në mënyrë tragjike.
Progresi i pushtetit osman.