Pokeri i spiunëve në Shkup dhe ridalja në skenë e Damir Fazlliçit krah Avenir Pekës: Ja “rastësitë” që përmend Sputnik

25 Prill 2017, 11:51Rajoni TEMA
Pokeri i spiunëve në Shkup dhe ridalja në skenë e Damir

Damir Fazllic me Lulzim Bashen dhe gruan e tij

Ditët e fundit Ballkani po zien me ngjarje dhe trazira, por edhe paralajmërime të forta se mund të ndodhin gjëra të frikshme.

Një nga ato parlajmërime janë dhe lajmet e kronikat që vijnë nga Maqedonia, se Presidenti Gjeorgje Ivanov, nëse do të zgjidhet nga Parlamenti një qeveri e Zaevit me shqiptarët, ai do të mbyllet në një bunker  që është përdorur nga Tito në Jasen, 15 kilometra nga Shkupi dhe do të drejtojë reprezaljen kundër “puçistëve”, Zaev me shqiptarët dhe do t’i arrestojë të gjithë.

Ndoshta duket si teori konspirative, por në Maqedoni kanë folur mediat me ditë me radhë, madje edhe ato shqiptare.

Sipas Alsat M, vetëm dy ditë më parë, nje person i besuar i Nikolla Gruevskit po bëhet gati të emërohet drejtor i rezervatit të Jasenit, ku ndodhet edhe bunkeri, për të cilët flitet se krerë të ushtrisë maqedonase e kanë inspektuar para festës së Pashkës.

Ndërkohë në Mal të Zi, rusja Sputnik ka çdo ditë ka shkrime të njëpasnjëshme për trazira që do të përfshijnë vendin kundër anëtarësimit në NATO. Madje kanë parashikuar edhe ditën, 28 prillin, datë e rastësishme me skenarin apokaliptik që Nikollë Lesi në Tiranë me pseudonimin Spiten Prulli hedh në portalin e tij dhe në gazetën Koha Jonë.

Më 28 prill, Parlamenti i Malit të Zi do të miratojë anëtarësimin e vendit në NATO.

Po të njëjtën ditë, Sputnik-u rus parlajmëron zhvillimin e protestave të forta nga ana e opozitës filoruse, në kryeqytetin e vjetër të Malit të Zi, Cetinje.

Ndërkaq, në kulmin e këtyre zhvillimeve, zien dhe Shqipëria, me një opozitë kokëfortë dhe intrasigjente në kërkesat e saj të llojit parapolitik, para së cilës dhe ndërkombëtarët janë ngulfatur e nuk po dijnë ç’bëjnë me te; dhe Sputnik është mjaft i përditësuar me të gjitha këto zhvillime.

Për protestën e djeshme të opozitës, Sputnik-u kishte dedikuar hapësirë të madhe, ndërkohë që media në vende të tjera të perëndimit nuk ndodhte e njëjta gjë.

Por duket se interesi dhe kleçka më e madhe është Maqedonia, ku palët janë ndarë hapur: Moska me Ivanovin e Gruevskin, SHBA e BE me Zaev dhe shqiptarët.

Në kulmin e këtyre zhvillimeve, ku Shkupi është bërë më i nxehtë se një qytet tropikal, në këtë qytet ka ridalë në skenë një “njohje e vjetër” në Tiranë: Damir Fazlliç, serbo-boshnjaku që ka qenë këshilltar i afërt me Sali Berishën kur ky ishte kryeministër dhe që nuk e la prokurorinë shqiptare ta marrë në pyetje, teksa në Parlament deklaroi hapur se “ai është miku im”.

Një media shqiptare në Maqedoni thekson se Fazlliç, së bashku me Avenir Pekën, ish-zv.ministrin e Brendshëm dhe këshilltarin e Lulzim Bashës për sigurinë kombëtare, janë takuar me ish-kryespiunin Maqedonas, Sasha Mijallkov, njeri i afërt i Gruevskit.

Në fakt janë dy media shqiptare në Shkup: Fakte.net dhe Lajmpress që e kanë botuar një lajm, i ripërpunuar më pas nga Top Channel me detaje të tjera.

Ja lajmi fillestar i Fakte.net dhe Lajmpress:

“Në një restorant në parkun e qytetit (Shkup) janë takuar ish- kreu i DSK-së dhe kusheri i parë i Gruevskit, Sasho Mijallkov me Damir Fazliç dhe Avenir Peka. Fazliç është biznismen kontravers serbo-boshnjak  i njohur për opinionin shqiptar dhe më gjërë, krysisht si person i afërt me familjen e Sali Berishës, por njëkohësisht edhe me shërbimet serbe. Fazliç është nip i Jovica Stanishiq, ish shef i shërbimit sekret serb (1990-1998) gjatë kohës së sundimit të Millosheviqit. Në takim ka qenë i pranishëm edhe Avenir Peka, ish zv.ministër për punë të brendshme në Shqipëri, në kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër i Shqipërisë. Ditë më parë në hotel Marriot në qendër të Shkupit, në orët e mbrëmjes, deputeti i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski ka pritur gazetarin kosovar Berat Buzhalla dhe biznismenin kosovar Ekrem Lluka. Të dy takimet janë mbajtur larg opinionit dhe kanë kaluar pa u përcjellur në media, ndërsa enigmë ngelin edhe temat për të cilat në të njejtat është biseduar. Duke marrë parasysh situatën politike në vend dhe situatën në të cilën partia e Gruevskit gjendet kundrejt nevojës për dorëzim të pushtetit dhe dhënies së përgjegjësisë, temat e këtyre takime vetëm mund të paragjykohen”.

Një burim i tesheshi.com pranë agjencive ligjzbatuese në vend, që për portalin tonë ka rezultuar mëse një herë i saktë, bëri të ditur se ky informacion është servirur në Tiranë nga një shërbim shumë i fuqishëm perëndimor, jo amerikan, i cili prej dy vjetësh ka ndërtuar një rrjet shumë të fuqishëm në të gjithë Ballkanin dhe është kthyer në makthin e DSK-së ruse dhe BIA-s serbe.

Ishte ky shërbim që arriti të zbulojë i pari atentatin ndaj Milo Gjukanoviçit dhe i dhuroi armën më të fortë Zoran Zaevit, “bombat” e famshme përgjuese që rrëzuan Nikolla Gruevskin. (Tesheshi.com)

7 komente në “Pokeri i spiunëve në Shkup dhe ridalja në skenë e Damir Fazlliçit krah Avenir Pekës: Ja “rastësitë” që përmend Sputnik”

  1. tropojani c100 says:

    po normal berisha agjent i serbeve sllaveve ,por ja qe perendimoret cia dhe mi6 ua gjejne forrikun ketyre pleherave

  2. Shqiptari says:

    E zeza mbi te bardhe qenka shkruar!! Edhe nje pete me shume ne byrekun 27 vjeçar shqiptar qe sa here kerkon te piqet, fqinjet tane i fikin zjarrin…

  3. pjeter says:

    kisha deshire te dija, ne qofte se ndonje qe eshte i mire informuar, ne qofte se nje spiun qe punon kunder interesave te kombit, nen shebimet e huaja, dhe ne qofte se kapet dhe vihet para provave dhe fakteve, c’fare denimi eshte parashiuar?me sa di une ne amerike, ne base te demit qe ke bere, por shume lehte arijne ne burgim te perjetshem, nuk e di c’fare parashikon kodi yn i procedures penale, per akuzen e tradhetise se larte.

  4. Milan says:

    I paskemi varur ujkut melcite ne qafe,duhet nje denim ekzemplar per tradhetaret e kombit litarin e Kane hak

  5. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Pershendetje Bashkekombas!
    Ne qofte se po vrisnit mendjen sherbimi sekret (perendimor) eshte vetem Musad
    Qofshi mire

  6. Na bashkoj kenga popullore says:

    Sa e sa tradhti i kan bere ktij popull te shkret

  7. Rozafa @ yahoo.com says:

    Mos u frikni Burra …..kena bab – SIgurimin ne kry te detyres, qi na run nga armiqte e jashtem e te brendshem…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje