Një dron i ka tronditur maqedonasit në mes të Shkupit.
Droni me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”, me mbishkrimin “Autochthonous”, është paraqitur në ndeshjen futbollistike mes Çairit dhe Vardarit, raporton portali Tetovasot.
Maqedonasit e konsiderojnë dronin me flamurin “Autochthonous” si provokim të shqiptarëve, ndonëse ende nuk është konstatuar se kush e ka leshuar atë dron.
Një dron me të njëjtin flamur, me mbishkrimin “Autochthonous”, ishte lëshuar në Beograd, në ndeshjen eliminatore mes Serbisë e Shqipërisë, para dy vjetësh.
Droni kishte shkaktuar incidente dhe trazira në fushë, gjë që kishte çuar në ndërperjen e ndeshjes.
E kujt me teper se Ivanovit dhe Gruevskit , do ti nevojitej kjo gje? Ne nje kohe qe kane Europen e Ameriken kunder , jane ne kerkim te krijimit te alibive bajate per te akuzuar shqiptaret . Njerez te poshter.
Shume mire ata qe e kane ngritur vrasin friken. Eshte koha e qafkullimit te lire te ideve.