Mediat serbe: NATO po e armatos Kosovën për të nisur luftën për Veriun

25 Prill 2017, 11:27Rajoni TEMA

“Aleanca Veri-Atlantike – NATO po përgatitet për luftë kundër serbëve, duke i armatosur shqiptarët dhe kroatët”.

Kështu thuhet në paralajmërimin e shërbimeve informative ushtarake serbe, të cilat i janë dorëzuar kreut të shtetit të Serbisë, javën që shkoi.

Shkas për këtë paralajmërim ka shërbyer informacioni se NATO do t’ia dërgojë Kosovës disa nga helikopterët më modernë “Black Hawk”, përmes Turqisë.

Sipas mediave serbe, gjatë vitit 2015 NATO ia kishte dhuruar Kroacisë 16 helikopterë luftarakë “Kiowa Warrior”.

Sipas medieve, shërbimet informative serbe vlerësojnë se pajisja e Kosovës me helikopterë ka për qëllim që shqiptarët ta marrin veriun e Kosovës, kurse Kroacie, me pretekst të intervenimit humanitar, do të sulmojë pjesën perëndimore të Republikës Serbe, në Bosnjë.

“Sipas burimeve jozyrtare, vetëm ata që janë naivë mund ta konsiderojnë se këta helikopterë po shpërndahen në rajon pa ndonjë plan serioz. Që Kosova po përgatitet seriozisht për një luftë të re dëshmon edhe deklarata e Hashim Thaçit, i cili përsëriti paralajmërimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’. Në të njëjtën kohë, Kroacia po planifikon sulm në pjesën perëndimore të Republikës Serbe. Në raportet sekrete diplomatike thuhet se është hartuar plani për ‘Stuhinë’ e re, në të cilën ka marrë pjesë edhe gjenerali Ante Gotovina, i cili tash është këshilltar në Qeverinë e Kroacisë”, shkruan gazeta “Pravda”.

Sipas “atij plani”, NATO dhe Kroacia planifikojnë inskenimin e një sulmi ndaj kroatëve në Prijedor, i cili do të paraqitej si një krim i kryer nga serbët, dhe kështu do të nxitej një “intervenim humanitar i Perëndimit”.

“Në favor të këtyre tensioneve shkon edhe vendimi i ministrit kroat të Mbrojtjes, Damir Krstiçeviq, që të dërgojë një mijë pjesëtarë të njësisë speciale dhe po aq rezervistë në Danub, përgjatë kufirit me Serbinë. Ushtarët janë vendosur në Vukovar, Sinj, Varazhdin dhe Ploçe”, shkruan “Pravda”.

Njoftimi zyrtar thotë se Kroacia, “për shkak të lëvizjes së forcave të NATO-s drejt Rusisë”, ka vlerësuar se është e nevojshme të dërgojë ushtarë në kufijtë e saj.

Analisti dhe njohësi i çështjeve ushtarake, Miroslav Lazanski, që përcjell me kujdes lëvizjet e NATO-s, ka thënë se, “ekzistojnë disa opsione për armatimin e shqiptarëve të Kosovës”.

“Në bazën e tyre ‘Bondsteell’ amerikanët kanë helikopterë ‘Black Hawk’, të cilët mund t’ua lënë shqiptarëve. Kjo mund të jetë shumë e rrezikshme”, ka thënë Lazanski, transmeton Koha.net.

3 komente në “Mediat serbe: NATO po e armatos Kosovën për të nisur luftën për Veriun”

  1. Kikel says:

    Sa naïve qe jeni te gjithe . Nuk e kuptoni qe te gjitha keto jane lojra … !! Serbet shkruajne kshu qe te drejtojne te gjithe vemendjen te shqiptaret ( se gjasme ne po armatosemi bla bla ) ndersa ata armatosen me te vertet dhe me projekte serioze … !!
    Ne nje mut kemi marre .. edhe ato mjetet e blinduara qe gjasme do vinin spo vijne .. ushtria jone eshte qesharake …
    Kshu qe Serbet bejne keto loje qe te mbulojne kembet e eture te gjarprit !!

    1. spata says:

      Jo zoti Kikel . Eshte me se e vertet qe Kosova eshte e blinduar . Jo vetem te ndali mesymjen serbe por dhe nje perfshirje me e madhe ne rajon .Kosova do te garantoje dhe ne se i drejtohen shqiperise .Nuk eshte sekret .Ajo disponon armatimet me te fundit te teknoilogjise ushtarake. Nje pjese jane dhe te instaluar ne Shqiperi si brez i dyte i mbrojtjes rajonale .Nuk do te shihni trupa por vetem teknologji qe do te zgjidhi brenda disa oresh fatin e luftes .

  2. Janullatos arxidoglyftis says:

    Eeeeeee edhe kështu mund të jetë prandaj mblidheni bythën mire….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje