Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka udhëtuar drejt Maltës ku është pritur nga homologu i tij maltez George Vella dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini para ministerialit.
Pritet që pas pak çastesh të nisë një diskutim i gjatë mbi mjedisin apo edhe sigurinë në rajon.
Në këtë takim, fokus të veçantë do të ketë edhe situata e tensionuar në Maqedoni ku kriza politike ka filluar të përkthehet në tensione ndëretnike.