VIDEO/ Rama "thumbon" Mziun në Kamëz: Artan Lame s’ka bërë aq letra dashurie, sa i ka dërguar Xhelalit për legalizime

28 Prill 2017, 16:21Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Bashkinë Kamëz, për të shpërndarë disa legalizime për banorët e zonës.

Në fjalën e tij para banorëve, Rama nuk i kursei as batutat  në adresë të kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu i cili sipas Ramës nuk është treguar bashkëpunues në këtë proces.

Lamja (Artan Lame – kreu i ALUZINIT) s’ka bërë aq letra dashurie, sa i ka dërguar Xhelalit për legalizimet e banorëve,” e nisi fjalën e tij kreu i qeverisë.

Vetëm një rrugë s’ka me pas Xhelali këtu në Kamëz, rruga “Vettingu” se Vettingu është tmerri i Xhelalit, dhe atyre që janë në çadër.

Leja e legalizimit është mundësia që gjithë ato para që janë shpenzuar për shtëpinë të kthehen në një titull.

 Kur shtëpia regjistrohet në hipotekë ato para nuk janë të vdekura, është kapital më pas që përdoret për të tjera gjëra,” tha ndër të tjera Rama.

 

 

 

1 komente në “VIDEO/ Rama “thumbon” Mziun në Kamëz: Artan Lame s’ka bërë aq letra dashurie, sa i ka dërguar Xhelalit për legalizime”

  1. Orli says:

    Edo!mos bre bure mos bej hajgare!pse do e bej meta jot vetingun tani qe e zgjodhe president!NA ZHGENJEVE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje