Atentati mafioz në Sukth/ Dalin detaje të reja, hetuesit në kërkim të eskortës që shoqëronte Juxhin Dautin

29 Prill 2017, 15:16Kronika TEMA

Pak ditë pas atentatit të ndodhur në vendin e quajtur “Mbikalimi i Sukthit”, ku u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi ish-efektivi Ervin Dalipaj dhe 27-vjeçari Juxhin Dauti, policia dhe prokuroria e Durrësit kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Burime te GSH nga grupi hetimor dje bënë me dije se nga hetimet e bëra ka rezultuar se kohët e fundit i riu Dauti strehohej në një hotel luksoz, në qytetin bregdetar. Mësohet se 27-vjeçari, i cili është akuzuar për një vrasje në Vlorë në vitin 2012 dhe që më pas është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit dilte gjithnjë i shoqëruar nga dy automjete.

Sipas hetuesve të çështjes, për shkak të hasmërive që kishte, Juxhin Dauti prej kohësh shoqërohej me eskortë. Fakti që ditën e atentatit dy viktimat kanë lëvizur të pambrojtur ka intriguar grupin hetimor.

Marrja në pyetje e familjarëve të Juxhin Dautit pritet të hedhë dritë mbi personat që e ruanin atë dhe 38-vjeçarin Dalipaj. Gjithashtu, nga marrja në pyetje e të afërmve pritet të merret informacion se përse ditën e ngjarjes ata lëvizën pa eskortë, duke rënë në pritën vdekjeprurëse të atentatorëve.

Ndërkaq, mësohet se prokuroi i çështjes së ekzekutimit mafioz, Drini Pali, u ka dërguar një sërë bizneseve në rrugën dytësore Maminas-Shijak-Durrës kërkesën për të dhënë pamjet filmike të kamerave të sigurisë në këtë segment rrugor.

Ndonëse hetimet po vazhdojnë me intensitet, policia dhe prokuroria e Durrësit ende nuk kanë persona të dyshuar në lidhje me atentatin e ndodhur pasditen e së martës.

2 komente në “Atentati mafioz në Sukth/ Dalin detaje të reja, hetuesit në kërkim të eskortës që shoqëronte Juxhin Dautin”

  1. Orli says:

    Mos u lodhni se skuadra antikrim ka bere detyren.E keni pare politikaret e te gjitha kraheve flasin e akuzojne njeri tjetrin per shume gjera per ekipin ekzekutor te quajtur “antikrim” nuk flasin asnjehere sepse e kane perdorur dhe perdorin bashke.85% e vrasjeve pa autore i ben ky ekip…..

  2. omeri says:

    Shteti i Edvinit dhe i Likes nje 27 vjecar ka eskorte !!!kaq te mjaftn te vleresosh ate vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje