Operacion masiv antidrogë, policia mësyn nëpër banesa, sekuestrohet 1.5 ton kanabis në Berat

29 Prill 2017, 15:55Kronika TEMA

Një operacion masiv antidrogë është zhvilluar ditën e sotme në Skrapar e Berat.

Aksioni policor u zhvillua në fshatin Përparim, si dhe në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë.

 

Policia bën me dije se në 3 banesa janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Në rrugën nacionale Poliçan – Bogovë, si rezultat i zhvillimit të operacionit, është gjetur e braktisur një tjetër sasi e konsiderueshme lënde narkotike e futur në thasë.

Sasia e lëndës narkotike e sekuestuar deri në këto momente është përafërsisht 1.5 ton, shkruhet në njoftimin e policisë. 6 persona janë shoqëruar në polici si të lidhur me lëndën narkotike, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

1 komente në “Operacion masiv antidrogë, policia mësyn nëpër banesa, sekuestrohet 1.5 ton kanabis në Berat”

  1. emigranti says:

    ” Operacion masiv antidroge ” te krijon pershtypjen se policia ka kapur sasi te konsiderueshme heroine apo kokaine, kur ne fakt ka kapur nje sasi kanabis qe per momentin sa nuk e kane legalizuar e quajne droge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje