Presidenti, Porta ku herët a vonë do të trokitet edhe nga kush e goditi me gurë

29 Prill 2017, 18:31Politika TEMA

 

Nga Lorenc Vangjeli

Edhe historia e re e Shqipërisë ka mjaftueshëm raste për të dëshmuar se vetëm e përkohshmja ëështë e përjetshme. Dhe se ky është thelbi i demokracisë që pushtetin e sheh si refleks dhe produkt të ndryshimit të humorit të publikut.. Dhjetë vjet më parë, në 2007-ën, edhe PS-ja e djeshme veproi si PD-ja e sotme. Edi Rama atëherë nuk lejoi partinë e tij të merrte pjesë në procesin e zgjedhjes së Bamir Topit, përjashtoi gjashtë deputetët e tij që votuan “pro” Bamir Topit, e konsideroi atë president ilegjitim, por më pas, për shkak të një karuseli të pabesueshëm ngjarjesh, raportesh politike, rrethanash dhe situatash, trokiti pikërisht në derën që e goditi me gurë. Sepse ajo nuk ishte dera e Topit, por ishte porta e institucionit. Shndërrimi nga individ në institucion, është i vështirë të kuptohet në Tiranë, sa kohë që të gjithë njohin të gjithë dhe sa kohë kodi i interesave të vogla të ditës, bën shkurtpamës pothuaj gjithkënd.

Ilir Meta u zgjodh President i Republikës në një klimë të dyzuar, që në mënyrë pothuaj tërësisht paradoksale, trazoi letrat përtej logjikës që do t’i shihte ato nga sipërfaqja e ngjarjeve. Zgjedhja habiti indiferentët që nuk e prisnin, preokupoi miqtë dhe ngazëlleu armiqtë.

Të parët, indiferentët, sepse shumë pak shenja konkrete ishin dhënë që votat e maxhorancës do të mblidheshin nën emrin e tij,

Të dytët, miqtë sepse duket sikur llogaritë e tyre vetjake të nesërme komplikohen nga mungesa e Metës në partinë e tij,

Dhe të tretët, kundërshtarët sepse ngjan se kanë larguar një rival të rëndësishëm nga ndeshjet e përditshme politike në vend.

Ky është rasti ideal për t’u dhënë nga pak të drejtë të gjithëve, por pa pasur të drejtë askush prej këtyre grupeve. Shtuar këtu edhe atë masë të madhe njerëzish të ngeshëm që fjalët i kanë gurë. Dhe argëtohen duke hedhur gurë në lumë. Me shpresë se herët a vonë do t’ja hapin vrimën e premtuar ujit. Një vrimë si produkt më pak i mjerë se raporti i tyre  dëshpërues mes ambicjes dhe arritjes.

Edhe indiferentët, edhe miqtë, edhe kundërshtarët, pa përjashtuar as të ngeshmit, kanë të drejtën e tyre të pjesshme, të gjykojnë sipas interesit, por duke rrezikuar të gabojnë kur nuk dallojnë dinamikat e të nesërmes. Kur nuk marrin parasysh situatën tërësisht atipike në të cilat Shqipëria po hyn në ndeshjen elektorale pa ndeshje. Kur në mënyrën më absurde të mundshme, preokupimi kryesor i maxhorancës është të tërheqë opozitën në zgjedhje dhe zgjidhja e vetme e opozitës duket se ka mbetur shpresa që zgjedhjet të mos prodhojnë zgjidhje.

Fjalët e para të Ilir Metës, tashmë jo të individit politik aspak të shenjtë në një ambient plot me mëkatarë, por ato të Presidentit të zgjedhur të Republikës, nuk ishin elegante, nuk patën shkëlqim feste apo brohori finishi. Në të kundërt ato demonstruan shajakun e ashpër të fundprillit shqiptar në dy momente kryesore. Në fillim, raportin mes pushtetit dhe demokracisë. Sipas Metës, President i zgjedhur, pari është mjet, i dyti është më shumë se qëllim. Dhe kjo mund të jetë padyshim kredoja e nesërme e presidentit të ri. Dhe më pas, individi që sapo po zhvishte një kostum për t’u shndërruar në diçka krejt tjetër, do t’i parapërgjigjej në të njëjtën kohë edhe indiferentëve, edhe miqve, edhe kundërshtarëve, edhe gurëhedhësve vriman’ujëbërës: “Nuk jam shumë i lumtur, por ndjehem i nderuar!”.

Nga e premtja, Meta e sheh veten në të vetmin “bunker” kushtetues për gjithë ditët e zymta që po parashikon opozita të prodhojë dhe që maxhoranca po tenton t’i shmangë me të gjitha mjetet. Në krizën e mundshme që po urohet të ndodhë nga një palë dhe që do të godasë të gjitha palët me delegjimitet, presidenca do të jetë porta ku herët a vonë të gjithë do të trrokasin. E para shkaku i krizës, opozita. Kryeministri Rama që sheh pak më larg, që dallon shumë më qartë dhe natyrisht di më shumë se të tjerët në këtë histori, e quajti Metën “më shumë të PD-së edhe sikur vetë PD-ja ta zgjidhte”. Ndonëse tingëllon si shaka, kryeministri tha gjysëm me të qeshur pikërisht atë që ai e beson më shumë si të vërtetën e Metës. Tha ekzaktësisht atë që i pëshpërisnin në vesh pothuaj të gjithë ata që i uronin nisjen e luftës mes dy partive të së majtës për të vendosur paqen e fitimtarit të vetëm qeverisës në Tiranë. Tha atë që ishte edhe ëndrra, edhe makthi i vetë PD-së (është Meta me ne???).

Për fat të keq, të premten opozita humbi një shans të rradhës së fundit. Të bëhej pjestare e një procesi që kur nisi kishte të bënte me individin Ilir Meta, por kur u votua, e shndërroi atë në institucionin e presidencës.

Basha bëri të njëjtën gjë që bëri gabim edhe vetë Rama dhjetë vjet më parë. I zhytyr në rrjedhën e detajeve të së përditshmes, nuk diti të ngrihet mbi thelbin politik në demokraci: vetëm e përkohshmja është e përhershme! Pavarësisht emrave të personazheve dhe kompetencave ligjore, por dhe morale të individëve.

Aksioni politik i opozitës tashmë ka marrë një trajektore të pakuptueshme vetëshkatërrimi e pothuaj të pakthyeshme dëshpërimi. Ai po shkon me vendosmërinë e të verbërit drejt greminës duke përgatitur një vetëhedhje në erë me stil kamikaz, me shpresën e vetme që të dëmtojë sa më shumë kundërshtarin. Opozita po dëshmohet si një palë që kërkon negociatë, por të vetmin “aset” që afron, e shtron në pazarin: më jep gjithçka që ke në vitrinë, sepse ndryshe të thyej xhamat e dyqanit.

Duke nisur nga e premtja e fundit e prillit, edhe indiferentët, edhe miqtë, edhe kundërshtarët e të tjerët, duhet të nisin ta harrojnë Ilir Metën, njeriun e kontraseve të forta, kryetar partie, ish-kryeministër, politikan të dorëhequr apo politikan të rikthyer. Nga e premtja e fundit e prillit 2017-ës, ai është zgjedhur të qëndrojë mbas një porte, tek e cila, herët a vonë, do të trokisin të gjithë. Edhe ata që e kanë goditur me gurë. Ky nuk është thjesht triumf personal i një njeriu që i shërbeu pothuaj i vetëm një partie dhe ideje vetjake për 15 vjet rresht, por është një leksion demokracie, institucionesh dhe natyrisht, edhe shenjë fati. Që shënon se vetëm e përkohshmja është e përjetshme!

17 komente në “Presidenti, Porta ku herët a vonë do të trokitet edhe nga kush e goditi me gurë”

  1. Maloku says:

    O Lorenco ben mire te mos shkruash me se tani je keshilltar politik i nje partie ,nuk je si dikur analist qe te lexoja me shume deshire pasi je mjaft i njeanshem e i pakuptueshem ne ato qe shkruan ,Me respekt.

    1. Katharina die Große.Madona prej Sauku says:

      https://youtu.be/KwQ7RFSRS0w

  2. Anal bajga says:

    O bythlepires i neveritshem.. nuk u mbushen 24 ore dhe vrapove ti puthesh kembet monstres president

  3. Manjola says:

    Hidheni ne qenef kete shkrim. Lutemi, mos i botoni te tillet. Cfare mund te shkruaj ndryshe per shefin e tij nje nepunes si ky gazetar. Edhe kur mund te kete te drejt, kurkush nuk e beson. Turp.

  4. Ledio says:

    Shikoni kur viziten e pare Meta ta beje ne Beograd and shume afer ne Moske edhe Athine. Mos me thoni qe nuk ju thash…

  5. v says:

    Ishte llogjike, hajdutet zgjodhen krye hajdutin.
    megjithese, te pakten ska vrare.

    1. Jo-genjeshtres says:

      Kur sheh nje vrasje dhe hesht je po aq fajtor sa dhe vrasesi!

    2. Bir Selman i Nenes says:

      Ka vrare, me doren e Saliut e te Lulzimit. Ku jeshe ti dhe shtangisti koalicionist kur u bene vrasjet e Janarit??

  6. Katharina die Große.Madona prej Sauku says:

    Lorenco ti mre çuno njfesh si Mu(e)tist i terbu.
    Shefi jot tash u bo President dhe kjo te ngre dhe ty si keshilltari i dyshes Like-Monike ne pozit te nolt.
    Likje trashaluqi hyni ne pulitik nga Tos Nano dhe mesoi prejt tij si te vjedhi e te pasurohet.
    Likja e hongri 4 vite me Salen dhe pastaj intuita e tij prej derrkuci e çoi tek Rama qe i kishte fitoret e grantume ne 2013.
    Likja ka vjedh edhe tek ÇEZI dhe njiket gjo ti e din shum mire.
    Likja ka nji aftesi te jashzakonshme ,ai din te vjedh dhe tu jap copen qi u takon dhe hajdutave te tjer.
    Likja eshte Presidenti me perqindje.
    Dhe ky asht turpi ma i madh i demokracise.

  7. jkoreshi says:

    tre here e permende o lorenc gjetjen tende brilante – sofiste se ” vetem e perkoheshmja eshte e perjeteshme”
    jo lenco jo, jane parimet, parimet ku bazohet shoqeria jane te perjeteshme.
    shumekush shkel mbi to, por te pakte jane ato qe pendohen e reflektojne.
    liken e konsideroj te reflektuar dhe te pastruar me ndihmen e nderkombetareve, te rames dhe te zotit.

  8. Emiljano says:

    Blah,blah bythlepirje,nuk u ngope duke heng mut o vangjeli

  9. qsd says:

    Vetem titullin lexova. Stil mafioz i konceptimit te marredhenieve.
    Sipas ketij zyrbos qe shkruan ketu njerezit duhet te kene frike te thone te verteten apo te kene nje qendrim mbi ngjarjet e “bllokut te turpit”. Apo lorencua beson qe kane qene shpifje ngjarjet dhe vijimet e 21 janarit. Ti me siguri mund te trokasesh sa here do te duhet.

  10. Meri says:

    Hello from USA. Ja grushti do the bjere permbi krye zuzareve , koha eshte e maskarenjve po Shqiperia e Sqipetareve. Vetem ,vetem dallavere lhe ne dem te ketij vendi , qe ju rriti qe ju ngriti. Meri

  11. vitori says:

    NUK JAM I SIGURTE SE A KA MBETE MA MUT. ME HANGER SPARTAK NGJELA,, SE JA HANGRI TANE LORENC VANGJELI

  12. adrianrani says:

    Bllokun likja ja dorezoi monikes

  13. v says:

    Jemi katandisur qe nga te gjithe te keqiat te zgjedhim
    te keqen me te mire.
    Dhe per kete jemi fajtore te gjithe.
    Uroj shprese e kurajo.

  14. Aleko says:

    Nese Meta futet me qetsi e dashuri ne lojen serbe disi te perkrahur dhe nga Evropa per” jugosllavine ere me Shqipetaret Brenda” dite te keqia kane per te ardhur per shqiperine dhe mbare kombin shqipetare.Shqipetaret duhet te mendojne mire para se te marrin kete hap fatal , qe do ta bente serbine dominante ne Ballkanin perendimor sigurisht ne dem te shqipetareve…shpresoj te mos ndodhe..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje