Kreu ende në detyrë i LSI-së Ilir Meta bën publike listën e kandidatëve për Tiranën që do të garojnë në zgjedhjet e 18 qershorit.
Meta thotë se kryesia është kujdesur që vëmendja të përqëndrohet tek të rinjtë por edhe tek balanca gjinore.
“Sikurse u bë e ditur sot paradite, ka qenë përgjegjësia ime si kryetar i LSI për të drejtuar procesin e përgatitjeve për zgjedhje dhe njëkohësisht dhe listave të kandidatëve për deputet të LSI në zgjedhjet e ardhme, pas mbledhjes së Kryesisë, kam kënaqësinë që tju bëjë të ditur listën e kandidatëve dhe kandidatëve të LSI për qarkun e Tiranës,” tha Meta.
I pyetur lidhur me angazhimin e tij për të bindur opozitën që të hyjë në zgjedhje, Meta theksoi se do të vijojë të bëjë përpjekjet e tij maksimale.
“Unë kam bërë dhe do të bëj të gjitha përpjekjet maksimale për hyrjen e opozitës në zgjedhje.
Shpresoj që këtë gjë të bëjnë edhe të gjithë faktorët e tjerë,” shprehet Meta.
Ndërkohë kreu aktual i LSI-së tha se nuk ishte dakort me Petrit Vasilin i cili më herët tha se me apo pa Metën, LSI-ja do të forcohet sepse i ka hedhur bazat.
Klajda Gjosha
Kejdi Mehmetaj
Florida Kërpaçi
Endrit Brahimllari
Ilir Meta/ nuk kandidon dot, do jetë Luan Rama
Klejdi Pojana
Ardi Çela
Ejona Bixha
Ylli Shehu
Edmond Rrushi
Ralf Gjoni
Rea Kotani
Adela Karapici
Petrit Vargu
Dejana Kallogjerovic
Fjona Dani
Kristi Xherahu
Fatos Kaja
Linda Karadaku
Kevin Popi
Edmond Stojku
Ramazan Gjuzi
Fatjona Halilaj
Ira Vejsiu
Tea Islamaj
Bora Papanajoti
Anxhela Poci
Sidjola Basho
Rigels Gjikllima
Sara Lleshi
Erklend Krifsa
Muharrem Berisha
Agron Xhafa
Gajtano Doci
Amela Shkoza
Ana Hazizaj
te gjithe sunite nje berish dhe nje sllav…………..asnje shqiptar!