Kryeministri grek, telefonatë urimi për Metën. Çfarë kërkoi Tsipras nga Presidenti i ri

29 Prill 2017, 14:34Politika TEMA

Urimin për zgjedhjen President, Ilir Meta e ka marrë edhe nga kryeministri i Greqisë. Aleksis Tsipras i ka telefonuar zotit Meta për ta përgëzuar dhe uruar për zgjedhjen në detyrën e lartë të Presidentit të Republikës, mandat të cilin e merr zyrtarisht më 24 korrik.

Kryeministri Tsipras shprehu besimin se Presidenti Meta do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe të cilat kanë një rëndësi të veçantë jo vetëm në nivelin dypalësh, por edhe në atë rajonal”, – thuhet në një njoftim të zyrës së shtypit të zotit Meta që ka zbardhur bisedën.

Gjatë bisedës telefonike, Meta dhe Tsipras kanë diskutuar edhe për situatën në rajon dhe “nënvizuan se mbetet shumë i rëndësishëm forcimi i stabilitetit dhe rritja e bashkëpunimit rajonal”.

Në përfundim të bisedës, Presidenti i zgjedhur Meta e “siguroi Kryeministrit e Greqisë se do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe, në të mirë të dy vendeve por edhe të rajonit tonë”.

1 komente në “Kryeministri grek, telefonatë urimi për Metën. Çfarë kërkoi Tsipras nga Presidenti i ri”

  1. Tema says:

    S’ka fqinjësi me Grekun pa pranuar vjedhjen mashtruese te 252 km² det.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje