KQZ sqarim mbi afatet: 29 prill data e fundit e regjistrimit, nuk llogaritet dita e zgjedhjeve

29 Prill 2017, 13:10Politika TEMA

Zëdhënësja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Drilona Hoxhaj, deklaron se regjistrimi i listave të kandidatëve po kryhet  brenda afateve kohore të përcaktuara nga ligji.

Hoxhaj tha se partitë kanë kohë deri në mbrëmje për të kryer regjistrimin duke rrëzuar kështu një përpjekje të Partisë Demokratike për ta nxjerrë si të pavlefshëm këtë proces.

Më herët deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, tha se ky afat përfundoi mbrëmë.

Komisioni  sqaron opinionin publik se afati për regjistrimin e listave shumë emërore për zgjedhjet e qeshorit është jo më vonë se 50 ditë përpara zhvillimit të zgjedhjeve.

Në bazë të nenit 67 të kodit zgjedhor afati për regjistrimin e kandidatëve të partive politike është jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve.

Bazuar në praktikën e mësipërme, fati korrespondon me datën 29 prill.

Referuar nenit 67-të, partitë politike duhet të depozitojnë listat jo më vonë se 60 ditë. Afati llogaritet duke përjashtuar datën e zgjedhjeve. Kjo praktikë është ndjekur në të gjitha proceset zgjedhore të mëparshme” nënvizoi Hoxhaj.

1 komente në “KQZ sqarim mbi afatet: 29 prill data e fundit e regjistrimit, nuk llogaritet dita e zgjedhjeve”

  1. muco says:

    ha mute basha ha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje