Reinhard Priebe: Nëse nuk ndryshoni sistemin gjyqësor, Bashkimin Europian shiheni në ëndërr

29 Prill 2017, 10:15Politika TEMA

Ish-drejtori për Ballkanin Perëndimor në KE, Reinhard Priebe, thotë se pa ndryshuar sistemin gjyqësor, Shqipërisë nuk i mbetet gjë tjetër, veçse ta shohë në ëndërr Bashkimin Europian.

Duke folur për Mapo, nëse kriza politike në Shqipëri e çon vendin një hap pas në procesin e integrimit europian, ai përgjigjet kështu:

“Ka një rrezik, le ta them  kështu!  Nuk shoh hapa të vërtetë pas, por ka një rrezik që e gjithë kjo të lihet në pritje.

Mund të imagjinoj se ndonjëherë njerëzit në rajon dhe qeveritë janë pak të mërzitur duke dëgjuar të njëjtat gjëra nga Brukseli; sundimi i ligjit, respektimi i të drejtave themelore, shoqëria civile, e kështu me radhë. Por këta janë elementet thelbësorë në demokraci.

Dhe sigurisht gjyqësori është  pjesë e saj, nëse nuk keni një gjyqësor të pavarur , mund të ëndërroni të bëheni shtet anëtar i BE-së, por kjo nuk do të ndodhë.

Thënë këtë, nuk dua të them se gjithçka është e përsosur në sistemet gjyqësorë të të gjithë shteteve tona anëtare.

Por u rekomandoj që të shohin sesa intensivisht  Komisioni Europian po diskuton me shtetin anëtar, Poloninë  në reformat kushtetuese të tyre që konsiderohet, në  terma të standardeve  bazë, nga BE si e papranueshme.

Dhe askush nuk ka frikë të diskutojë hapur dhe intensivisht. 

BE nuk po mat shtetet anëtare dhe kandidate në mënyra të ndryshme.

Është thelbësore që reforma e gjyqësorit në Shqipëri si edhe në vende të tjera , Vettingu është një hap i rëndësishëm përpara për të marrë ketë vendim dhe modifikuar kushtetutën, por e kuptueshme që disa njerëz mund t’i frikësohen gjyqtarëve më të pavarur, por ende  ka shumë për të bërë”.

1 komente në “Reinhard Priebe: Nëse nuk ndryshoni sistemin gjyqësor, Bashkimin Europian shiheni në ëndërr”

  1. kasem gahinji says:

    shume e drejte .Salijte e shqiperise duhet te kuptojne qe kushtet dhe standartet i vendos Europa ku synojme te hyme dhe jo salijte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje