Një person tentoi të vriste veten duke u hedhur në shinat e metrosë në Toronto, Kanada.
Por, ai u shpëtua falë ndërhyrjes në kohë të punonjësve të metrosë.
Madje, njëri prej tyre qëndroi me të gjatë gjithë kohës duke u përpjekur ta qetësonte dhe duke e mbajtur të përqafuar.
Një nga dëshimtarët tha se punonjësi u përpoq të fliste me të gjatë gjithë kohës, duke i kërkuar të qetësohej dhe duke i dhënë kurajo.
Ndërkaq, punonjësit e tjerë ndërprenë energjinë elektrike në stacion, në mënyrë që të ndalohej kalimi i metrosë.