Japonia ka dërguar luftanijen e saj më të mëdha që nga Lufta e Dytë Botërore për të mbrojtur një anije të furnizimit të SHBA nga sulmet e mundshme me raketa nga Kim Jong-un.
Luftanija e quajtur Izumo, që mban në bord disa helikopterë, po dërgohet nga shteti Japonez për të mbrojtur një anije të SHBA e cila do të furnizojë aeroplanmbajtësen amerikane USS Carl Vinson.
Izumo la këtë të hënë portin në Yokosuka, në jug të Tokios, për të shoqëruar anijen amerikane në ujërat e Shikokut, rreth 400 kilometra larg në fund të ishullit jugor të Japonisë.
Anija furnizuese e SHBA besohet të jetë në rajon për të mbështetur “armatën” e dërguar nga Presidenti Trump për të paralajmëruar Kim Jong-un për të mos kryerë një provë të gjashtë bërthamore.